Mediat shqiptare në Maqedoni shpallin Kreshnik Spahiun ‘Personaliteti i Vitit’

Kreshnik Spahiu eshte shpallur nga media shqiptare ne Maqedoni si “Personaliteti i Vitit 2011″ – njoftoi gazeta LAJM. Pak dite me pare, lideri i Aleances Kuqezi, u shpall ne tre njerezit e vitit 2011 edhe ne anketen e TV TCH ne Shqiperi, bashke me Albin Kurtin dhe Viktimat e 21 janarit.

Loading...

Po dje, Aleanca Kuq e Zi njoftoi se ka ndërmarrë një nismë të re, e cila tashmë ka të bëjë me fushën e sportit. Nisma e quajtur “Një komb, një kampionat”, ka për qëllim që të bashkohen kampionatet e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtues të Aleancës shprehen se u kanë dërguar një kërkesë Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që të unifikojnë kampionatet, duke qenë se Kosova po diskriminohet në aktivitetet ndërkombëtare, duke mos u lejuar të marrë pjesë.

Sipas AK-, kjo nismë mund të realizohet në të gjitha sportet, duke qenë se shumë talente shqiptare janë duke humbur, ndërsa shumë të tjerë janë duke përfaqësuar shtete të tjera.

“Sporti I Kosovës është duke u neglizhuar nga aktivitetet ndërkombëtare, ndërsa shumë talente të saj po humbin. Për këtë arsye, duhet një unifikim i sportit mes dy vendeve”, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button