Meqë Tadiç shkon në Deçan, Jahjaga me Topin e Berisha me Thaçin ikin në Preshevë

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Sali Berisha ta vizitojnë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe kjo vizitë duhet realizuar në fillim të muajit mars.

Loading...

Ideja vjen nga publicisti refik Hasani i cili i drejtohet përmes agjencisë NOA.al publikisht krerëve të lartë të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë në vëmendje me forcë faktin se trojet shqiptare në ato zona kanë mbetur padrejtësisht nën sundimin serb.

Autor i plot njëmijë shkrimeve publicistike të publikuara nga shumë media në Shqipëri, Kosovë, Preshevë dhe gjetkë, Hasani, profesor i Ekonomisë, nga Bujanovci, thotë se këtë kërkesë e bën duke marrë shkas nga vizita që bëri dje Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç në Manastirin e Deçanit për kërshëndellat ortodokse serbe.

“Meqë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç hyn e del në Kosovë për një grusht bashkëvendës, atëherë Presidenti Bamir Topi e presidentja Atifete Jahjaga së bashku me Kryeministrin Sali Berishën e Hashim Thaçin t’i vizitojnë monumentet kulturoro-historike tona shqiptare që kanë mbetur si në Mollën e kuqe, Masuricë. Vizita të vazhdojë edhe nëpër lokalitete dhe vendbanimet të komunave të banuara me shumicë shqiptare Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Edhe një shkas më shumë që të vizitohen sivjet më 1 e 2 mars ku është njëzetvjetori i mbajtjes së referendumit të kësaj krahine dhe njëmbëdhjetë vjetori i mbajtjes së marrëveshjes së Konçulit”, – thekson Hasani në thirrjen publike.

Ideja shkon dhe konkretizohet më tej: Presidenti Bamir Topi dhe Presidentja Atifete Jahjaga së bashku me dy kryeministrat tanë, të kërkojnë sivjet nga Beogradi me rastin e njëqindvjetorit të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë që të ngrihen dy përmendore të larta, të një forme të pllakës përkujtimore një afër Nishit dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve, të dëbuarve të dhunës si të shpërngulur shqiptarë të detyruar nga këto pjesë. Pllaka e mermerit apo granitit të lejohet të ngrihet në vende publike /shtetërore që këto vende të jenë të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe janë nën përkujdesje të tyre. Këto duhet të kërkohen me shkrim nga Tirana dhe Prishtina Zyrtare. Pra janë tri arsye të mëdha që të bëhen këto vizita.

Ajo që mbetet tani, është të presim si do të reagojnë dhe përcjellin idenë, kryetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe dy kryeministrat.

***

Duke sjellë në vëmendje faktin se rëndom kryetari i Serbisë por edhe turlisoj zyrtarësh të Beogradit vijnë shpesh në Kosovë për festa fetare dhe bëjnë deklarata të avazit të vjetër, tipit Kosova është Serbi e të tjera kësisoj, Hasani vlerëson se Serbia duhet të kushtëzohet që së pari të bëjë marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europë.

“Vetëm pasi Beogradi ta njohë Kosovën shtet dhe Republika e Kosovës të pranohet në OKB, mendojmë që bisedimet të vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje historike në mes të dy popujve më të mëdhenj. Kjo mund të bëhet jo me forma të luftës, presioneve e formave tjera të shekujve të kaluar por në ujdi dhe dakordim të përbashkët”.

Për tu bërë kjo, studiuesi thotë se më së pari Beogradi, duhet të kërkojë falje publike dhe me nga një deklaratë me shkrim për shkak që në disa qarqe serbe është mbjellë një urrejtje e thellë kundër neve shqiptarëve, si:

Nga qeveria e Serbisë,

Nga parlamenti i Serbisë,

Nga shoqata e shkrimtarëve, lobi serbë dhe organizmave tjerë si katedra dhe institute që nxitën dhe thurën të pavërteta kundër neve shqiptarëve,

Nga Akademia e shkencës dhe arteve dhe

Nga kisha ortodokse serbe.

***

Baba i katër fëmijëve, nga Zarbica, Komuna e Bujanocit dhe i shpërngulur në Gjilan, Hasani sjell në vëmendje edhe një tjetër fakt interesant: “Ne shqiptarët nga kjo krahinë jemi përcaktuar që para njëzet viteve, që as disa popuj konstituiv të RSFJ-së nuk kishin as ide, koncept, platformë dhe strategji për vetën e tyre si që janë Malazezët dhe Maqedonët. Por edhe Hungarezët në Vojvodinë, Boshnjakët në Sanxhak, Bullgarët në Timokun Lindor. Në momentin historik kur është organizuar me suksese referendumi ne kishim shumë më herët se disa komunitete. Ne shqiptarët jemi në tokat tona ku 1246 kilometra katror të tri komunave është territor që përbën ky rajon dhe banohet ende me shumicë shqiptare”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button