Mijëra qytetarë në protestën në Prizren

Në kundërshtim të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, sot janë tubuar me mijëra qytetare në protestën me moton “Nuk e duam ligjin”. Protesta e mbajtur në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, e organizuar nga shoqëria civile e Prizrenit ka dëshmuar edhe një herë mospajtueshmërinë e qytetarëve të Prizrenit me këtë projekt-ligj.



Në protestën qytetare u bë thirrje për heshtjen e fundit 15-minutësh, pas së cilës janë paralajmëruar veprimet edhe më të forta të shoqërisë civile dhe qytetarëve, deri në mosbindje qytetare ndaj ligjit nëse ai miratohet përfundimisht në Kuvendin e Kosovës.

Përveç fjalimit të organizatorëve të protestës, qytetarëve iu kanë adresuar edhe Bashkim Kajdomçaj nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Loading...

Protestën qytetare të 29 janarit, publikisht e kanë përprahur: Lidhja Demokratike e Kosovës (dega Prizren),Lidhja Demokratike e Dardanisë (dega Prizren), Lëvizja për Bashkim, Pardia e Drejtësisë (dega Prizren), Bashkimi Demokratik, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike Turke (dega Prizren), Balli Kombëtar, Bashkësia Islame e Kosovës (Prizren), Teqeja e Saraçhanës (Prizren), Organizata e Veteranëve të Luftës (dega Prizren), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, AEGEE Prishtina (asociacioni i studentëve evropian), komuniteti afarist i Prizrenit dhe shumë OJQ individualisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Edhe një herë është potencuar se protesta është qytetare e organizuar nga shoqëria civile, gjatë së cilës, qytetarët pa marrë parasysh bindjet dhe orientimet e tyre politike, fetare, apo etnike protestuan të bashkuar nën moton “Nuk e duam ligjin”. Nuk e duam këtë ligj sepse Kosova posedon me legjislacion të avancuar dhe institucione adekuate për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, derisa mangësia kryesore është mos-respektimi dhe mos-zbatimi i ligjit. Nëse nuk respektohen ligjet ekzistuese për trashëgiminë kulturore, çka na garanton që një ligj i ri do të respektohet?! Kjo është vetëm edhe një dëshmi që ligji për Qendrën Historike të Prizrenit nuk e ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por krijimin e situatave të reja favorizuese për një bashkësi të caktuar fetare, që paraqet diskriminim të qartë të qytetarëve të Prizrenit.

Koalicioni i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit ditëve në vijim do të njoftojë për veprimin e ardhshëm qytetar në kundërshtim të projekt-ligjit. Njëherit, është bërë e ditur se Koalicioni i OJQ-ve e ka përgatitur parashtresën për Gjykatën Kushtetuese, në rast se projekt-ligji miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button