Presioni grek, Himara “zhduk” Pirro Dhimën si shqiptar

Vetëm pak ditë pas bërjes publike të lajmit se peshëngritësi i njohur Pirro Dhima ishte vendosur në listën e “Njerëzve të shquar” të Bashkisë së Himarës dhe pas reagimeve të ashpra të qarqeve nacionaliste greke, Bashkia e Himarës ka hequr nga faqja e internetit të gjithë listën e këtyre personazheve. Ky veprim mësohet të ketë ardhur pas reagimeve të ashpra të bëra në faqe të ndryshme interneti të përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri, të cilët e kanë cilësuar si të rëndë faktin se Pirro Dhima ishte në këtë listë dhe mbi të gjitha, ata kanë cilësuar si qesharak faktin se Bashkia e Himarës kishte kopjuar të dhënat e enciklopedisë Wikipedia, ku shkruhej se Pirro Dhima ka pohuar me krenari se fëmijët e tij janë gjak shqiptari.

Loading...

Reagimet
Bashkia e Himarës kishte nisur pak kohë më parë të rindërtonte faqen e saj të internetit, duke ndryshuar shumë informacione të publikuara më parë nga Vasil Bollano. Në faqen e re ishte rezervuar dhe një ikonë, që u përkiste personaliteteve të shquara të dala nga ky qytet, ku mes shumë figurave të njohura ishte renditur dhe katër herë fituesi i medaljeve Olimpike, Pirro Dhima. Por duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak qarqeve nacionaliste greke, të cilat menjëherë nisën sulmin e tyre ndaj kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, sulm ky i cili ka nisur që në momentin e parë që Goro zëvendësoi në këtë post Bollanon. Në blogje të ndryshme që mbajnë lart ëndrrën e “Vorio- Epirit”, nisën menjëherë sulmet dhe shkrimet akuzuese për këtë veprim. Madje, akuzat e tyre arritën deri aty sa të shpreheshin se të dhënat janë marrë nga Enciklopedia Wikipedia. Për të provuar këtë gjë, ata sollën dhe materialin që gjendet në Wikipedia, i cili është identik me atë të publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Himarë. “Pirro Dhima – peshëngritës që ka marrë katër medalje Olimpike në rang botëror. Në një emision në televizionin më të përhapur në territoret shqipfolëse Top-Channel, me qendër në Tiranë, në Shtator 2008-të (me rastin e Kampionatit Evropian të të Rinjve zhvilluar në Tiranë), pohoi me krenari se fëmijët e tij janë gjak shqiptari.”, – thuhet në këtë material të publikuar në Wikipedia dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Bashkia
Duket se Bashkia e Himarës dhe kryetari i saj Jorgo Goro nuk kanë arritur t’i bëjnë dot ballë presionit të ardhur prej këtyre qarqeve dhe janë dorëzuar, duke fshirë nga faqja e internetit të gjithë seksionin që u përkiste “Njerëzve të shquar” të qytetit të Himarës. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë arsye për këtë veprim, por blogjet Vorio- epirote e cilësojnë këtë si një “fitore” të tyre, duke e detyruar Jorgo Goron që të hiqte emrin e Pirro Dhimës dhe citimin se ‘fëmijët e tij janë gjak shqiptari’ nga faqja zyrtare e Bashkisë së Himarës. (Zgjohu.Shqiptar)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button