“Basha nuk është më kryetar i PD-së”/ Berisha: Unë kam një paralajmërim për Edi Ramën

Mbrëmjen e sotme, Sali Berisha ishte në Durrës ku takoi demokratët duke u kërkuar mbështetje për nismën e tij që ka për qëllim mbledhjen e forumeve të partisë për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, pas ultimatumit të SHBA-së. E ndërsa e cilësoi sërish “peng-kryetar”, ai tha se Lulzim Basha automatikisht nuk është më kryetar i PD-së.

Të ngrihen në këmbë për të shpëtuar PD-në, Shqipërinë. “Foltorja” nuk ka asgjë, absolutisht asgjë, në përpjekjen e Sali Berishës për të mbrojtur dinjitetin e tij. “Foltorja” ka një qëllim madhor, që kurrë ndonjë herë të mos mendojë kush të marrë peng këtë parti dhe ju. Mos mund të vendosi në emër tuaj, duke shkelmuar mbi ju.

Nuk ka të bëjë kjo betejë mes meje dhe “peng-kryetarit” (i referohet Bashës), kjo ka të bëjë që “peng-kryetari”, duke fyer mua. U thotë shqiptarëve vendosa unë, pa pyetur, grupin, kryesinë dhe thotë nuk mund të mblidhet Kuvendi dhe të votoni në referendum. Ai është njeri i shkolluar dhe e di që asgjë nuk mund të mohojë të drejtën tuaj për votën, por ai është peng dhe pengu ka humbur lirinë dhe u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij” tha Berisha.

Por cfarë synon kjo “Foltore”? “Nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por ne demokratët të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendimet si parti sovrane dhe sovraniteti i saj qëndron në mendimet tuaja.

Të respektimit të forumeve që kemi zgjedhur, por jo të fshihen nga një njeri që thotë “nuk pyes për njeri”, nëse ti nuk pyet, ti automatikisht nuk je më kryetar i kësaj force politike. Nuk mund të jesh, ti je kryetar i pengjeve të atyre që të kanë marrë, por jo neve, që jemi të gjithë njerëz të lirë. Pra, “Foltorja” këto qëllime ka, të mbrojë sovranitetin në forumet tona” tha ai.

Një mesazh e kishte edhe për Edi Ramën. “Unë paralajmëroj Edi Ramën mos te luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje. Ku të çon mushka? Në greminë. Ne jemi gati. Para pengut do të merremi edhe me padronin e pengut” tha Berisha.

Back to top button