Rama:Detyrim kushtetues të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

“Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s’mundën të hyjnë në sallë!” Kështu e ka përshkruar Edi Rama pritjen e mijëra qytetarëve të Preshevës të cilët si kurrë më parë kanë pritur liderin e PS. Të shumtë ishin ata që dolën e pritën në hyrje të qytetit, të shumtë ishin ata që dolën e pritën në qendër të qytetit. Të shumtë ishin ata që donin të ishin pjesë e bashkëbisedimit me Edi Ramën, por të shumtë ishin dhe ata që qëndruan jashtë dyerve të sallës në pritje të një shtrëngimi duarsh apo të marrjes së një mesazhi nga politikani dhe artisti Rama.

Kryetari i PS Rama në bisedën e zhvilluar me shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke cilësuar faktin se Parlamenti Europian nëpërmjet Rezolutës së 9 Janarit 2012, ka vënë theksin në problematikën e shqiptarëve që banojnë në Luginën e Preshevës, problematikë që lidhet ngushtë me gjendjen sociale dhe ekonomike të tyre. Rama tha se “Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se shteti shqiptar duhet të mbrojë dhe të përkujdeset për të drejtat e popullit shqiptar, kudo ai banon. Kësisoj, duhet angazhim dhe vëmendje më e madhe për shqiptarët që banojnë në Luginën e Preshevës. Tashmë që Kosova është një Republikë e pavarur dhe një shtet sovran, tashmë që çështja e Kosovës është një çështje e zgjidhur, angazhimi i Shqipërisë në raport me shtetin serb duhet të përqendrohet tek problematika e Luginës së Preshevës.”

Loading...

Duke u ndalur gjerësisht në gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën janë shqiptarët e Luginës së Preshevës Edi Rama ka qenë shumë konkret në atë se çka Partia Socialiste do të kërkojë në parlament: “Gjendja e shkollave në Luginë është e vështirë, pak shkolla e shumë nxënës, pra shkolla të mbipopulluara, duke qenë se në Luginë mungon një maternitet dhe nënat e Preshevës detyrohen të sjellin në jetë fëmijët e tyre 70 km larg Luginës, Partia Socialiste do propozojë vendosjen e një fondi të veçantë nga parlamenti shqiptar për të ndërtuar dy shkolla dhe një maternitet në Preshevë gjatë këtij viti.”
Arsimi ishte një tjetër pikë ku Edi Rama u mbështet gjatë fjalës së tij duke sjellë sërish propozime konkrete, si ide të qarta të socialistëve: “Duhet të shtohet mbështetja financiare përmes bursave të studimit për studentët ekselentë nga Lugina dhe studentët në gjendje të vështirë ekonomike, që ndjekin studimet e larta në Shqipëri.” Po ashtu Kryetari Rama propozoi ngritjen e një Universiteti të Europës Juglindore në Preshevë.

Kryetari i PS Edi Rama është pritur në takim të veçantë nga z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës, z. Besim Abduli – Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, z. Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës së Bujanovcit, z. Jonus Musliu, Kryetar i Kuvendit komunal të Bujanovcit, z. Faik Jashari, zv.Kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës. Në këtë takim Edi Rama edhe njëherë falenderoi të zgjedhurit për mikpritjen dhe ndau me ta ide për zhvillimet politike rajonale, si dhe diskutuan mbi zhvillimet politike të Luginës. Rama ashtu si dhe në takimin me shqiptarët e Preshevës zhvilluar në sallën e Kuvendit komunal u shpreh për atë se çka do të bëjë Partia Socialiste përmes programit të ri “Për një Rilindje shqiptare”. Duke u fokusuar në këtë takim në riorganizimin shërbimit konsullor, Rama theksoi se PS në krye të punëve të vendit “Do të hapë një konsullatë shqiptare në Preshevë, për të qëndruar më pranë dhe për të ndihmuar banorët e Luginës.”

Gjatë këtij takimi mjaft miqësor me të zgjedhurit e Luginës Edi Rama propozoi një nisëm mbarë ballkanike për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në rajon.

Po ashtu gjatë pasdites Edi Rama ka qenë i ftuar special në TV Aldi me gazetarë të mediave lokale. Ndër të tjera Kryetari Rama në këtë bisedë me gazetarë u shpreh: “Ajo çka është më e rëndësishme nuk është thjesht aspekti i artikulimit të një gjuhe në standardin e lirive e të të drejtave, por edhe njohja nga afër e realitetit. Kontakti nga afër dhe komunikimi i vazhdueshëm na ofron mundësinë për ta zhbërë kufirin shpirtërisht dhe psikologjikisht. Bota sot nuk ka kufij.”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button