Shtypi i Shkupit: Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë

 Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë, pasi “në vend të trurit punon paraja”, viti 2011 mbyllet me një skandal ndërballkanik të falsifikimit të diplomave universitare dhe që do të bartet në vitin 2012. Zbulohet se uiversitete shqiptare deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. “Ndonëse disa kanale të trafikut të diplomave janë prerë, “biznesi” i tyre nga viti në vit shënon rritje dhe fitime nga ana tjetër, pasi ka “dembelë”, të etur për prefikset: “i diplomuar”, “magjistër”, ose “doktor shkencash”. Përvoja maqedonase e akademikëve të rremë, tashmë prej një dekade sfidë për qeverinë maqedonase, tregoi se shumica e diplomave të falsifikuara vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante nw numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr.” / Akademikë të rremë, në vend të trurit punon paraja” (Преку Бугарија и Албанија до м-р и д-р / За лажните академици, наместо мозокот, работат парите), shih linkun http://www.vecer.com.mk/?ItemID=3F032F6DFB9E6B4CB2CB554CD10CADBD. Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohjen reciproke të diplomave. Ky fakt ka tërhequr dhe vëmendjen e autoriteteve të larta bullgare, pas njoftimit të agjencisë së lajmve “Focus” të Sofjes, që i referohet gazetës “Veçer”.
Me pak para në xhep, me pak përpjekje, por me shumë vullnet për statusin e akademikut filloi afera e diplomave të falsifikuara, që u bë publike në vitin 2002, kur u zbuluan diploma të rreme nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”. Gazeta citon burime të besuara, që thonë se sekserët, të cilët punojnë në vendet fqinje kanë lidhje me universitete, por rol luan dhe teknologjia moderne kompjuterike me të cilën skanohen diplomat. 36-vjeçari tetovar I.K., i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se në Gostivar dhe Tetovë ekzistojnë grupe që nxjerrin jetesën me anë të diplomave false, kurse procedura zgjat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë dhe pagesa për një diplomë është rreth 10 mijë euro. Sipas tij, ka dy mënyra mashtrimi, ose me anë të sekserë ose nëpërmjet lidhjeve politike. Cilado rrugë që zgjidhet, kërkon teknologji të përparuar kompjuterike për skanimin e diplomës dhe të njëjtat fonte për zëvendësimin e emrit të personit. Sipas I.K. kjo procedurë realizohet nga 7 deri në 10 persona, që lidhen me universitetet për të marrë diplomat. Po ashtu janë të nevojshme edhe lidhjet apo njerëzit në Ministrinë maqedonase të Arsimit dhe Shkencës, për verifkimin e diplomave. Shpesh, aftësia për të zbuluar mashtrimet është shumë e vogël për shkak se dokumentet e rreme janë bërë me profesionalizëm dhe të noterizuara, dhe kjo krijon vështirësi në zbulimin e akademikëve të rremë.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button