Si e zbuloi Bullgaria planin për pastrimin etnik të Kosovës

Qeveria e Bullgarisë ia dorëzoi Gjermanisë dhe NATO-s informatat e intelegjencias së saj për operacionin “Patkoji” të diktatoritserb Millosheviq që e kishte për qëllim pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Kjo është zbuluar nga ish-ministrja e jashtme e Bullgarisë Nadezhda Neynski në dokumentarin”Operacioni Patkoji” realizuar nga televizioni privat bullgar bTV.

Loading...

“Unë ia dhashë ministrit të jashtëm gjerman Joschka Fischer, respektivisht NATO –s një raport që e kishim në qeverinë e Bullgarisë që e bënte të qartë se kishte një plan, me emrin “Patkoji” e që ishte i përgatitur me kujdes nga shërbimet e intelegjencias të Serbisë dhe atëherë lideri shtetëror Slobodan Milosevic. Plani kishte dy qëllime – e para ishte shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dhe e dytra që ta pastrojë Kosovën nga shqiptarët. Ky plan rezultoi me deportimin në masë të shqiptarëve nga Kosova. Krejt nisi në shkurt 1999”, ka thënë Neynski, aktualisht deputete në Parlamentin e Bullgarisë.

Dokumentari zbulon se operacioni sekret i Millosheviqit u mor nga intelegjenca ushtarake e Bullgarisë dhe iu dorëzua qeverisë bullgare që udhëhiqej nga të djathtëtme Ivan Kostovin, kryeministër.
Ish-ministrja e jashtme tha se qeveria vendosi që planin t’ia dërgojë NATO-s, e pastaj edhe ish-ministrit të jashtëm gjerman Joschka Fisher.

Neynski ka thënë se është krenare që Bullgaria ka vepruar në mënyrë dinjitoze në këtë rast, duke ua dhënë planin aletavëe, e që ka shërbyer për intervenimin e NATO-s në Kosovë

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button