Sot 130-vjetori i Fan Nolit, përurohet busti i tij në Ibrik Tepe të Turqisë

Dita e sotme (06 janar) shënon 130-vjetorin e lindjes së Fan Nolit, me rastin e së cilës busti i tij do të vendoset në qytetin e lindjes, Ibrik Tepe të Turqisë. Busti, rreth 2 m e 80 cm i lartë, është realizuar në bronz nga Andrea Demçe, gjatë vitit 2010-të dhe do të vendoset në sheshin “Republika”.

Loading...

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, studiuesi Nasho Jorgaqi dhe skulptori Demçe, janë nisur drejt Turqisë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të Nolit.

Busti për Fan Nolin u realizua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përmes një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Arteve në shkurt të vitit 2010-të. Skulptori ka zgjedhur ta sjellë Nolin në moshë të mesme, pasi sipas tij, ky është imazhi i tij më i njohur.

Noli kujtohet si i pari që mbajti meshën në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dhe për veprat, përkthimet, publicistikën, politikan, diplomat, etj.

Noli si politikan
Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920. Ai u bë figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. “Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare”, mendojnë edhe sot një pjesë e historianëve. Me rrëzimin e qeverisë së tij Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria.

Noli si njeriu i letrave
Fan Noli iu përkushtua gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji. Monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmua lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. Noli shkoi në SHBA ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite Noli krijoi vargjet e para dhe nisi edhe shqipërimet.

Noli prift
Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare. Si prift ortodoks për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këtë vend në prani të princit Vilhelm Vid.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button