“Süddeutsche Zeitung”: Vendimi për Metën zhgënjeu shqiptarët

Prokuroria kishte kërkuar për ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta dy vjet heqje lirie. Por të hënën në mbrëmje për shumë shqiptarë pasoi zhgënjimi.

Në numrin e sotëm të gazetës “Süddeutsche Zeitung” botohet një artikull i Enver Robellit, “Për kulturën e mungesës së dënimeve” në Shqipëri. Për herë të parë në Shqipëri një politikan i rangut të lartë në koalicionin qeverisës doli para gjygjit i akuzuar për korrupsion, për herë të parë dukej se kishte mjaft dëshmi për një dënim. Një vit më parë televizioni privat Top Channel transmetoi një video të regjistruar fshehurazi, në të cilën ish-zëvendëskryeministri i atëhershëm Ilir Meta flet me një shok partie për manipulimin e tenderave publike. Bëhet fjalë ndër të tjera për ndërtimin e një hidrocentrali me porosi të firmës shtetërore Albpetrol dhe për një ryshfet prej gati dy milionë eurosh. Prokuroria kishte kërkuar dy vjet heqje lirie. Por të hënën në mbrëmje për shumë shqiptarë pasoi zhgënjimi. Gjykata e lartë e shpalli papritur politikanin të lirë nga akuzat.

Loading...

Korrupsioni dhe polarizimi midis qeverisë dhe opozitës socialiste, që mund të konsiderohet i madh madje edhe për raportet që sundojnë në Ballkan, e kanë paralizuar vendin prej vitesh. Reformat dhe integrimi në BE janë ngadalësuar. Procesi kundër Metës është pika kulminante e një serie skandalesh dhe aferash, të cilat nuk sqarohen nga drejtësia. Në vitin 2008 shpërtheu në afërsi të Tiranës një depo me municione. Dhe sot, katër vjet më pas, asnjë nga përgjegjësit nuk është nxjerrë para drejtësisë. Për shkak të “gabimeve në proces” edhe hetimet kundër ish-ministrit të Transportit, Lulzim Basha dështuan. Në ndërtimin e autostradës deri në kufirin me Kosovën janë përvetësuar disa milionë dollarë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button