Vetëvendosja: Qeveria me 14 janar, e dhunshme, me 22 janar ishte çnjerëzore

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosja! Thanë se qytetarët e dëshmuan se nuk mund t’i frikësojë qeveria, dhe se janë të qëndrueshëm përkundër kushteve të vështira që i shkaktoi policia.

“Masiviteti i protestës së djeshme tregon vullnetin e popullit për reciprocitet me Serbinë përkundër Qeverisë e cila po i nënshtrohet asaj. Përkundër gjithë luftës propagandistike të Qeverisë para 14 janarit e veçanërisht në javën në mes 14 dhe 22 janarit përfshirë këtu edhe vendimin antipopullor të Qeverisë së Kosovës për ta shfuqizuar reciprocitetin me Serbinë, qytetarët e dëshmuan që e duan Kosovën të barabartë më Serbinë, dhe e duan Kosovën republikë me sovranitet të plotë. Me 14 janar, urdhrat e qeverisë ishin shumë më të dhunshëm, mirëpo me 22 janar ata ishin më çnjerëzor. Kjo dëshmoi që intervenimi i dhunshëm me 14 janar ishte bërë me urdhër politik. Kjo tregoi që askush s’ka pasur nevojë të lëndohet, arrestohet, dënohet ose plagoset me 14 janar. Kjo tregoi që për të gjitha plagët dhe dëmet e 14 janarit, përgjegjëse është Qeveria e Kosovës”, u shprehën aktivistët.

Loading...

Vetëvendosja thotë se sërish policia e bllokoi lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë në mënyrë të trefishtë: nuk lejoi ardhjen e aktivistëve nga Shqipëria, të cilët i ndaloi në kufi dhe i arrestoi 7 prej tyre; përsëri u instaluan postblloqe gjithandej rrugëve që shpien për në Merdar dhe te Dheu i Bardhë; u bllokua rruga disa kilometra para këtyre dy pikave kufitare nga kordonët policore që nuk lejonin as protestuesit të marshojnë paqësisht, e as kalimtarë të rastit që të ecin në anën tjetër.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button