Zbulohen në Selanik pjesë të rrugës së lashtë Egnatia

Gjatë punimeve që po kryhen për metronë e Selanikut, nga kompanitë përkatëse, në zonën e quajtur Shën Sofia është zbuluar rruga e lashtë shqiptare Egnatia, e cila kalon në harkun e Galerius (Kamara).
Rruga Egnatia fillonte që nga Dyrrahu -Durrësi i sotëm- Lychnidos, Heraclea, Pella, Selanik-u, Amphipolis, Filipu, Topiro, Maximianoupolis dhe Traianoupoli.
Ajo u rindërtua rreth 146-120 p.e.s, në sfond të një rruge akoma dhe më të lashtë, të cilës i është referuar dhe Aristoteli.

Rruga Egnatia lidhte bregdetin e Adriatikut me brigjet e Mesdheut Verior dhe të detit të Zi. Përgjatë rrugëz ishin ndërtuar posta roje si dhe shumë vendqëndrime/stacione, të përshtatshme për furnizim me ushqime, për të pushuar dhe për të fjetur.
Sipas të dhënave që na vijnë nga Strabon, gjatësia e rrugës që nga fillimi i saj, që ishte Apolonia dhe Durrësi, deri në Evro-s, ishte 535 milje romake (rreth 800 kilometra).

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button