Zbulohet dokumenti i pavarësisë së Elbasanit

Historiani shqiptar nga Shkupi, Skënder Hasani, ka gjetur një dokument për të cilin pretendon se është kopje nga momenti origjinal i aktit të ngritjes së flamurit kombëtar në Elbasan dhe shpalljes së pavarësisë në këtë qytet në nëntor të vitit 1912.

Loading...

Dokumenti në fjalë i mungon Arkivit të Shqipërisë, ndërsa Hasani e ka gjetur atë në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale të Shkupit.

Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, shprehet: “Ky dokument gjendet në mikrofilm i dokumentuar në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale në Shkup, i cili është sjellë nga Beogradit dhe është nxjerrë nga dokumenti origjinal. Dihet fortë mirë se në këtë periudhë kohore ushtria serbe depërtoi furishëm në Shqipërinë e Mesme, respektivisht në Elbasan dhe me këtë rast ajo ka konfiskuar këtë dokument”.

Historiani shtoi se dokumentin e ka gjetur rastësisht gjatë hulumtimeve të tij shkencore, ndërsa thotë se i pamjet kanë një rëndësi shumë të madhe historike për popullin shqiptar.

”Janë dokumente shumë të rëndësishme. Dihet fort mirë nga deklaratat e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, por edhe nga përfaqësuesit e Arkivit se mungojnë dokumentet orgjininale të kësaj peridhe. Ne po mundohemi të ofrojmë një mundësi për t’i gjetur ato”, shtoi Hasani.

Këtë dhe disa dokumente tjera të rëndësishme, historiani shprehet se do t’ia dorëzojë Arkivit të Shtetit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. 

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button