“Zgjohu Shqiptar!!!” ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2012! Shëndet të plotë dhe mbarësi!

, “Zgjohu Shqiptar!!!” ju uron  Gëzuar Vitin e Ri 2012! Shëndet të plotë dhe mbarësi!

6, 5, 4, 3, 2, 1, 2012-a hyri. Ka nisur kështu një vit i ri dhe gjëja më e parë që duhet të bëjmë, është të urojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë, Gëzuar Vitin e Ri 2012.

Stafi i “Zgjohu Shqiptar!!!”, i bashkohet urimit të miliona shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, në diasporë dhe pjesën tjetër të botës dhe uron: Një vit të ri të mbarë, plot shëndet, suksese në planet tuaja dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Viti që lëmë pas shënoi ndryshime të rëndësishme për “Zgjohu Shqiptar !!!”. Për herë të parë, shqiptarët patën rastin të shijojnë një portal profesional i cili solli risi të guximshme.

“Zhohu Shqiptar !!!” Kosove, faqja e dedikuar Kosovës, gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë shqiptarët e Kosovës kudo ku jetojnë, afroi me mijëra lexues të përditshëm. Ne jemi krenarë për vëmendjen që i kushtojmë shqiptarëve kudo ata jetojnë dhe vitin që sapo ka mbërritur.

 Kurse “Zhohu Shqiptar !!!” Toolbar ju sjell lajmet kudo ku jeni, duke shkarkuar falas aplikacionin tek cdo browser Firefox Mozilla, Internet Explorer. Ky aplikacion ju oforn mundësinë të shfrytëzoni edhe arkivin mëse 3 vjecar të “Zhohu Shqiptar !!!”

E sigurisht ndryshime të rëndësishme pati dhe për Blogun “Zhohu Shqiptar !!!”. Gjatë vitit 2011 bëmë një rifreskim të dizajnit të “Zhohu Shqiptar !!!”, por mbi të gjitha, jemi ndër të paktat faqe shqiptare që operojnë me sistem të dedikuar ekskluzivisht. Me ndryshimet që bëmë, morëm dhe vazhdojmë të marrim feedback të rëndësishëm dhe gjejmë rastin të jemi mirënjohës për çdo vlerësim dhe sugjerim.

Dhe meqë jemi tek urimet, falënderojmë 7 mijë vizitorë unikë që lundrojnë çdo ditë në portalin “Zgjohu Shqiptar !!!” dhe faqet e saj. Me shërbimet e reja dhe ruajtjen me fanatizëm të profesionalitetit të deritashëm, synojmë të dyfishojmë numrin e vizitorëve, duke ofruar 24 orë në 24, shtatë ditë të javës në 7, gjithçka për të cilën duhet të jeni të informuar, me shpejtësi, saktësi dhe profesionalizëm. Falënderim special për stafin që nuk resht së punuari dhe per organizatorin e ketij blogu,Ardit SALIAJ. Falënderim dhe për korrespondentët dhe bashkëpunëtorët në rrethe dhe jashtë Shqipërisë qe nuk reshtin se derguari materiale e informacione rreth gjithckaje qe ka lidhje me kombin kuq e zi.

Një falënderim të veçantë ju, lexues dhe vizitorë të “Zgjohu Shqiptar !!!” që vazhdoni prej tre vjetësh të rendisni “Zgjohu Shqiptar !!!” si faqen me kohë-qëndrimin më të lartë absolut në të gjitha bloget shqiptare.

Risi të tjera po vijnë tek “Zgjohu Shqiptar !!!”. Sepse jemi të parët për lajmin e fundit qe ndodh per shqiperin, por jo vetëm: Sjellim të parët, risitë që ndryshojnë idete e qytetareve dhe percjellim nje pjese te mire te historise tone dhe te gjitha padrejtesive qe na jane bere e na behen.

Në fund, një urim dhe një kërkesë plot dashuri: Gëzuar 2012 dhe qëndroni me “Zgjohu Shqiptar !!!”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button