Afganistan, del nga vdekja klinike komando i plagosur, Aleksandër Peci jashtë rrezikut

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, bën me dije se: nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në spitalin ushtarak amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.

Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacioni ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.

Loading...

Pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button