Afganistan, vritet komando shqiptar, një tjetër në koma

Komando 
Aleksandër Peçi

Një ushtar shqiptar ka humbur jetën në Afganistan gjatë ditës së sotme. Lajmi i cili u bë i ditur fillimisht nga BNO News u konfirmua më pas nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Mësohet se i vrarë ka mbetur Feti Vogli, ndërsa  Aleksandër Peçi mbahet në jetë nga aparaturat. Të dy ushtarët ishin dërguar në misionin shqiptar në Herat, pjesë e koalicionit të NATO-s.
Vogli 31 vjeç është banor i fshatit Shpat, Tiranë. Fillimisht Aleksandër Peçi u deklarua i vdekur. Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, konfirmohet se Aleksandër  Peçi, i cili u raportua se kishte humbur jetën, po mbahet në jetë nga aparaturat.
Trupat shqiptare në Afganistan janë pjesë e koalicionit nën emrin e komandës “Eagle”.

Topi: Akt i rëndë terrorist ndaj mbrojtësve të vlerave të demokracisë

Loading...

Presidenti Bamir Topika ka ngushëlluar familjarët  e dy paqeruajtësve që humbën jetën sot në Afganistan. Në mesazhin e tij të bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, Topi, në cilësinë e kreut të shetit dhe Komandantit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e cilësoi ngjarjen një akt terrorist dhe kërkoi ndëshkimin e autorëve.

‘’Të nderuar familjarë të Kapiten Feti Voglit dhe Nëntetar Aleksandër Peçit,
Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!
Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!’’, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

***

Rama: Familjet humbën djemtë, kur Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s
Pas ngjarjes tragjike ndodhur ditën e sotme në Afganistan, ndërsa kanë humbur jetën dy ushtarë shqiptarë, ngushëllimet përcillen dhe nga kreu opozitar Edi Rama. Në mesazhin e tij të bërë publik, ai deklaron se këto dy familje kanë humbur djemtë, në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s.
“Shqipëria sot ka dy djem të rinj më pak, por dy arsye tejet të forta më shumë për ta vazhduar me edhe më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lire. Askush nuk ua kthen dot djalin e vrarë dy familjeve që qajnë sonte bashkë me gjithë Shqipërinë, por si askujt tjetër u takon sot prindërve të dy djemve të jenë krenarë për fëmijët që rritën dhe gjithë shqiptarëve të jenë kryelartë për ushtarët që kanë çuar në luftë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre dhe shërbeftë ky shembull heroik për të qenë gjithnjë të bashkuar mesveti kur është fjala për të mbrojtur kauzat e botës së lirë, krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj, kudo e kurdoherë që universi demokratik do të kërcënohet nga forcat djallëzore të së keqes, me çdo sakrificë”, – përmbyllet deklarata e Ramës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button