Aleanca Kuq e Zi: Berisha të mos bëjë pazar me shtetësinë shqiptare

Aleanca Kuq e Zi reagoi sot në mënyrë të ashpër ndaj propozimit të kryeministrit Sali Berisha për dhënien e shtetsësisë shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro në vend.

Sipas AK, projektligji i përmendur nga Berisha, është i rrezikshëm dhe mund të shërbejë për përfitime nga elementë kriminalë.

Loading...

Aleanca i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos bëjë pazar me kombësinë dhe shtetësinë shqiptare. AK theksoi se drafti ne fjale duhet ti nenshtrohet nje debati te gjere para se te kaloje ne vendimarrje.

Me heret Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se po përgatitet rishqyrtimi i ligjit për dhënien e shtetësisë shqiptare për të huajt. “Shqipëria duhet t`u japë shtetësi shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investiojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj. Kjo është një masë e cila i jep një shkallë më të lartë sigurie atyre që zbatojnë projektet në këtë vend, atyre që duan të blejnë vila për të kaluar pushimet në Shqipëri”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit, ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë i miratuar nga presidenti në vitet 1994 ndërsa ka shtuar se duhet të ridimensionohet qëndrimi i cili duhet të orientohet drejt investimeve dhe drejt nxitjes së tyre.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button