Bashkëpunimi policor maqedono – serb, antishqiptar

Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi Marrëveshjen me Qeverinë e Serbisë për bashkëpunim policor. Miratimi i kësaj marrëveshje ka nxitur reagime të ashpra të partive opozitare shqiptare, të cilat marrëveshjen e tillë e kanë quajtur tejet të dëmshme.

Deputetët e PDSH-së kanë reaguar ashpër kundër kësaj marrëveshje, duke e quajtur aleancë serbo-maqedonase, e dëmshme kundër shqiptarët, sepse sipas tyre, bëhet fjalë për një polici që ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve.

Loading...

“PDSH shprehë hapur shqetësimin dhe këtë vendim për bashkëpunim policor me Serbinë armike të shqiptarëve, një marrëveshje kundër vullnetit tonë si qytetarë të këtij vendi. Policia e tillë që ka qenë terrorizuese dhe ekspansionuese për shqiptarët, që shkaktuan varreza masive dhe krime kundër njerëzimit”, citon INA deputetin e PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Kundër marrëveshjes reagoi edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, i cili këtë marrëveshje e vlerësoi si kundër shqiptarëve dhe një vendim me të cilin shkelet edhe Kushtetuta e vendit.

Marrëveshja për bashkëpunim policor u nënshkrua në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar në Ohër midis ministrave të brendshëm Ivica Daçiq dhe Gordana Jankullovska.

Sipas marrëveshjes, policitë e dyja vendeve do të asistojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën në situata të rreziqeve të larta dhe gjatë periudhës së sezonit turistik, dhe aktiteteve tjera.

Ministrja maqedonase e MPB-së, Jankullovska pas nënshkrimit deklaroi se marrëveshja është fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer deri tani midis dy ministrive të brendshme, mirëpo ajo rregullon tashmë shumë fusha të bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq ka theksuar se kjo marrëveshje do të jetë efikase dhe se sipas tij ajo mundëson qasje të përbashkët në shumë informacione dhe të dhëna mbi qytetarët e dy vendeve. Ministri serb paralajmëroi se deri në fund të vitit do të hyjë në fuqi marrëveshje për udhëtim të qytetarëve të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftime.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button