Berisha, asnjë fjalë për emergjencën: Shqiptarët janë poliglotë, do fusim kinezçen në shkolla

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha, pas shpërthimit të djeshëm ndaj kreut të opozitës, nuk ka thënë asnjë fjalë për emergjencën e krijuar në vend nga bora.

Berisha është ndalur veçanërisht tek arsimi, duke thënë se duhet futur në shkollë si gjuhë e dytë gjuha kineze, ndërsa pohoi se shqiptarët janë poliglotë të lindur.

Loading...

“Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Kjo ka të bëjë me strukturën e të folmes shqipe. Ne jemi frankofonë dhe fluidë ndaj italishtes, por duhet t’i japim rëndësi edhe gjuhës gjermane, spanjolle dhe sidomos gjuhës kineze. Kjo e fundit duht që të jetë gjuhë e dytë në shkollat shqiptare, ashtu si dhe gjermanishtja dhe spanjishtja. Një miku im më tha se, kur vjen puna për ta folur, askush nuk mund ta flasë gjuhën kineze si shqiptarët”, tha Berisha.

Ai është ndalur edhe tek një pikë që e përmend shpesh në mbledhjet e qeverisë, ndërtimin e banesave:

“Shqipëria është kombi që ka ndërtuar më shumë banesa në këtë 10-vjeçar. Vetëm Lituania ka ndërtuar më shumë se ne, por në 30 vjet. Banesa është pasuria kryesore e njeriut, që kur ai doli nga shpella. Sot Shqipëria ka kapërcyer 5 vende të BE-së për banesat dhe shumë shpejt do kapërcejë edhe 10 vende të tjera.”

Në fund, si në çdo mbledhje, duke folur për 100 vjetorin, tha se qeveria do të ndërtojë një tempull për bektashinjtë:

“Ky vit është viti i 100 vjetorit të pavarësisë dhe për këtë arsye, ne duhet të përfundojmë ndërtimin e tempullit të bektashinjve. Nuk duhet të harrojmë që bektashinjtë kanë qenë faktori kryesor për shqiptarizmin dhe patriotizimin. Tempulli i bektashinjve duhet të inagurohet për 100-vjetorin”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button