Danaj: Krijohet konfederata Serbi-Kosovë

Publicisti dhe drejtuesi i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj ka denoncuar Marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit , duke e vlerësuar si tërësisht antishqiptare.

“Kjo Marrëveshje bëhet në momentin kur kombi shqiptar përgatitet të festojë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë natyrale. Me këtë marrëveshje fituan serbët, fitoi nacionalizmi serb dhe ata që humbën janë shqiptarët. Me këtë marrëveshje, Kosova u largua më shumë nga Shqipëria dhe u afrua më shumë me Serbinë. Me këtë marrëveshje Serbia dhe Kosova u lidhën edhe me fusnotë, përderisa pranohet rezoluta 1244 dhe mendimi i GJND. Me këtë marrëveshje u hodhën themelet e Konfederatës së ardhshme Serbi-Kosovë”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Koço Danaj.

Loading...

Sipas tij, me këtë marrëveshje fitoi teza e Boris Tadiq për të aplikuar marrëdhëniet me Kosovën modelin e dy Gjermanive, modelin e Irlandes së Veriut etj.

Me këtë marrëveshje të përshëndetur me një nxitim të madh nga Brukseli proserb, nga politikanët më të lartë të Tiranës dhe Prishtinës, hapet një vatër e re krize para së cilës në të ardhmen kriza aktuale e BE do të jetë një lojë fëmijësh dhe me këtë Marrëveshje Ballkani u rikthye si Fuçi Baruti. Cilat janë arsyet? Ato do të bëhen të qarta ditët dhe javët e ardhshme, por një gjë dihet deri më tani”, theksoi kreu i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj.
Sipas tij, pas kësaj situate, shqiptarët në Kosovë do të duhet të kërkojnë referendum për të shfaqur qëndrimin e tyre. (INA)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button