Emigracioni shqiptar dhe sfidat e tij, para dhe pas luftës se Kosovës!

Nga Asllan Dibrani
Shqipërinë e kishim në shpirt gjithmonë ne kosovarët! Nuk patëm rastin ta shohim vendin amë të lirë asnjëherë, deri sa u thye kufiri shqiptaro- kosovar në luftën e Kosovës. Një kufi ne zemrën e shqiptarëve i improvizuar me forca të rrepta kontrolli si nga jugosllavet ashtu edhe nga sistemi monist i Enver Hoxhës. Edhe kur u liruam pakëz ,ishim te shkapërderdhur nëpër botë. Për ta vizituar Shqipërinë patëm rastin pas viteve 90-ta ,por edhe pas luftës se Kosovës . Neve qe jetonim në shtetet e perëndimit ishim të detyruar, rreth e rrotull me u sjellë nëpër Austri ,Itali , Shqipëri për me arritur në Kosovë . Atë rrugë e kam marr edhe unë shpeshherë . Ëndrra e jonë u bë realitet qe ma në fund, të jemi në tokën e dëshiruar, në Shqipërinë mëmë të dashur dhe të shtrenjtë! Aty u takoheshim me familjet tona, me qe e kishim të ndaluar Kosovën , aty u çmalleshim ne mes veti. Shqiperia u bë strehë dhe vend takim për shumicën e mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, qe per shkaqe politike kishim vite e vite qe nuk i kishim parë familjet tona .

Populli shqiptar dhe ai zviceran ishin dy popujt ma të arsimuar të asaj kohe, në shtetet e Evropës!

Loading...

Pas rrënimit të sistemit socialist , Shqiperia nuk trashëgoj shumë gjera, por një vlerë të veçantë nga popujt tjerë e kishte , ishte populli ma i arsimuar në kohën e sistemit të Enver Hoxhës. Me rastisi të lexoj një artikull nga një gazetar i huaj qe shkruante, se populli shqiptar dhe ai zviceran ishin dy popujt ma të arsimuar të asaj kohe, në shtetet e Evropës . Vizitat e para qe i bëmë vërtetë u bindem për një gjë të tillë, por varfëria ishte në skajshmëri qe i impononte popullit të pozicionohet në veprime jo të lakmueshme. Shpeshherë edhe arroganca e disa kosovarëve duke u shitur mend nga njëfarë kapitali, me një grusht para ,keqpërdoren varfërinë në Shqipëri, ku shpesh u krijuan skena të pa dëshirueshme tek vendasit, qe edhe sot e asaj dite përfliten në Shqipëri si për te keq ata gangster kokëbosh , por mos të harrojmë ,se pushteti serb kishte dërguar edhe njerëzit e vet spiun , tradhtar , antishqiptar qe te krijohet një rrëmujë atje, gjeja se shqiptaret e Kosovës kanë një standard ma te mirë të jetesës se sa në Shqipëri, duke krijuar shantazhe dhe botëkuptime të pa qarta në mes te popullit shqiptar nga të dy vendet! Demokracia filloj në Shqipëri, po edhe ajo u keqpërdor , nuk u binarizua si duhet, nuk u kanalizuan në pikat kyçe qe te arrij synimet e vata ne një prosperitet të zhvillimit në Ballkan, por edhe si shtet ne gjirin e shteteve evropiane. Shqiptarët e Shqipërisë u detyruan ta lëshojnë vendin për shkaqe skamje dhe pakënaqësie, ku si strehim gjeten vendet perëndimore , me çka hoqën të zitë e ullirit me shumë sakrifica , e sidomos me shtetin grek qe asimiloj me qindra e mija shqiptar duke ju ndërruar edhe emrat e mbiemrat. Diskriminimit grek, shovinizmit grek, politika enti–shqiptare u zbatuar nga qarqet greke ndaj shqiptarëve gjithnjë ,qe ju kushtoj shqiptareve shtrenjtë!!!

Anastas Janullatos një grek antishqiptar figurë qe shkaktoj terror dhe dhunë, në mbi 200 mije emigrant shqiptar!

Anastas Janullatos është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .I financuar dhe i autorizuar qe te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks,lind pyetja pse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek? A thua se pak ka njerëz Shqipëria qe t’i udhëheqë ritet fetare në gjuhën amtare..?!

Anastas Janullatos greku antishqiptar një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare në vitin 1994 solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptare. Atëherë me shume se 200 mijë emigrante shqiptare u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet. Me qindra e mijëra u vranë dhe nuk u dihen as eshtrat se ku i kanë. Vete Janullatosi ka shkaktuar shumë probleme si vendosja e gurëve të varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në Shqipëri, të pasuar me spastrime të shqiptareve nga Greqia por edhe greqizmin e shqiptarëve ortodoks në Shqiperi, gjë qe është edhe një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, por edhe qeveria shqiptare e sajuar me vesh te shurdhër po e acaron edhe ma tepër gjendjen qe ne shtëpinë tende te lejohen provokime aq brutale pa reagua as me te vetmin gjest, kështu qe para bote jemi protagonist të se keqës gjeja ndaj popullit grek me një politike propaganduese antishqiptare te ngjashme me atë serbe etj

Në qytetin jugor të Ksamilit Anastasios Janullatos në themelet e kishës ka vendosur gurë të mëdhenj të sjellë nga Athina të shkruara me shkronja greke .

Në hapjen e themeleve ka vendos një gurë me përmasa të mëdhaja të ardhur posaçërisht nga Greqia“.Sipas tij mendohet të jetë një gur 2000 vjeçar.“Mbi të ka pasur vetëm disa shkrime më shkronja greke“.
Çfarë do vërtetnin më vonë ata gurë të shkruara në greqisht të sjellë nga Athina se është tokë shqiptare apo tokë greke ?

Shteti shqiptar ne krye me Enver Hoxhen lëshoj ofertën dhe interesin amerikano -shqiptar, dhe atë e shfrytëzoj diplomacia greke pas viteve te 1960!

Sot shteti grek është ne kallaps krize të një ekonomie të shkatërruar ,qe ato te mira i paraprake i shfrytëzoj nga Bashkësia Evropiane por sidomos nga Amerika ,qe shteti shqiptar nuk diti ta shfrytëzoj me kohë pozitën e vet strategjike qe kishte .Shteti shqiptar ne krye me Enver Hoxhen lëshoj ofertën dhe interesin amerikano -shqiptar, dhe atë e shfrytëzoj diplomacia greke pas viteve te 1960. Në luftën e Kosovës Greqia u gjet me të gjitha forcat ne pozicionin antikosovar, qe ndaloj edhe kontingjente armesh që ishin të dedikuara për UÇK-në në Kosovë. Greqia pas luftës se dytë botërore përzuri ,dogji , vrau dhe masakroj me qindra e mijëra gra e burra fëmijë shqiptar te Çamërisë ,një krahine shqiptare qe edhe sot e kësaj dite është dhe do te jetë problem i pa zgjedhur dhe do te jetë aktual deri sa te gjendet një zgjedhjeje përfundimtare . Shqiptaret dhe shteti shqiptar edhe se është nen ndikimin e politikes ndërkombëtare duhet të jenë ma efikas karreshi interesave te asaj pjese shqiptare në krahinën e Çamërisë, te vet Shqipërisë, po edhe ne interesin e Kombit shqiptar ne terësi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button