FOTO/VIDEO – Reklama e Kosovës në CNN, Newborni bëhet Newporn!

Në videon e reklamës së re të Kosovës të emetuar në CNN, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro, simboli i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, duket si NEWPORN.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istefi, ka thënë për median se ky është “një gabim teknik”, për shkak të shpejtësisë me të cilën është punuar reklama.

Loading...

“Ne i kemi shkruar CNN-it, dhe gabimi teknik në reklamë do të rregullohet me urgjencë”, ka thënë Istrefi.

Reklama është punuar nga CNN Tunner Commercial Production. Sipas saj, kompania e ka marrë fotografinë e fundit dhe e ka punuar reklamën.

“Pjesa e shkronjës B është e ngjyrosur me të zezë, e kur është punuar ka dalë me dritë të kaltër. Na ka ikur ky detaj, i cili do të rregullohet shumë shpejt”, ka shtuar Istrefi.

Instalacioni metalik me shkronja, i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u zbulua më 17 shkurt të vitit 2008.

Në mesin e atyre që e përuruan ishte edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ky simbol i pavarësisë së Kosovës, kohë më parë është ngjyrosur me të zezë, duke bërë që shkronja B të duket si P. Kjo vërehet edhe në videon e reklamës së re të Kosovës në CNN, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button