Greqi, ish-ministrja e arsimit: Do kemi 2 orë drita si në Shqipëri

, Greqi, ish-ministrja e arsimit: Do kemi 2 orë drita si në Shqipëri

Ish-ministrja e arsimit dhe eurodeputetja e partisë Demokracia e Re, Marjeta Janaku ka deklaruar së duhet me çdo kusht që Greqia të qëndrojë në eurozonë përndryshe…

Në një intervistë të dhënë kanalit televiziv shtetëror NET, ajo theksoi se: “Edhe në vitet e ardhshme nuk do të ndalet mbikëqyrja e Greqisë nga evropianët”, pasi ajo konsideron se Greqia, që t’u rikthehet tregjeve financiare ndërkombëtare do t’i duhet shumë vite.
“Nëse rikthehemi në dhrahmi, do të kalojmë shumë më keq sesa mund ta imagjinojmë, shumë herë më keq se vendet e treta apo të ashtuquajtura socialiste e tepër të varfra. Do të presim në radhë për të blerë diçka, gjënë më elementare. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, sidomos ata të cilët falsin për rikthim në dhrahmi”, pohoj ajo.
Gjithashtu, ish-ministrja shtoi: “Nëse Greqia vendos të kthehet në monedhën e saj kombëtare, dihet se tragjedia do të jetë e pashmangshme. Do të kemi vetëm dy orë drita në ditë, më keq se Shqipëria, ashtu siç edhe vendi fqinjë i cili u dispononte vetëm dy orë drita qytetarëve të tij dhe pjesën tjetër na e shiste ne. Do të presim në radhë për gjysmë kile lulelakër!”.Albaobserver

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button