Kapiteni Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Aleksandër Peci drejt Ramsteinit

Kapitenit 31-vjeçar Feti Vogli, komandoja shqiptar, i cili mbeti i vrarë dje në Kandahar të Afganistanit gjatë një sulmi të beftë ndaj njësisë speciale amerikano-shqiptare, i është dhënë statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Ministria e Mbrojtjes në konferencën më të fundit për mediat deklaroi se është ngritur Komisioni që do të kujdeset për ceremoninë funerale në nderim të oficerit të Forcave të Armatosura, Feti Voglit, i cili pas mbërritjes në atdhe, dhe nderimit me të gjithë ceremonialin zyrtar do të prehet përjetë në Varrezat e Dëshmorëve.

Sakaq, gjenerali Viktor Bërdo gjatë deklaratës bëri me dije se gjendja shëndetësore e nëntetarit Aleksandër Peci një nga dy komandot shqiptarë, që u plagos rëndë dje gjatë sulmit në Kandahar të Afganistanit është përmirësuar pas operacionit kirurgjikal të mbrëmshëm në Kandahar, por ndodhet ende në gjendje kritike.

Sipas gjeneralit, nëntetari Peci kishte reaguar mirë ndaj operacionit dhe ishte në jetë.

Gjenerali Bërdo theksoi se po përfundojnë të gjitha përgatitjet për transportimin e nëntetarit Aleksadër Peci, për në spitalin e Ramsteinit në Gjermani, ku ai do të marrë një mjekim të specializuar.

24-vjeçari Aleksandër Peci mori tri plagë të rënda dje gjatë sulmit terrorist, prej nga hyri edhe në gjendje koma.

Fatmirësisht plumbat nuk i kishin prekur organet jetësore nëntetarit, gjendja shëndetësore, e të cilit është e stabilizuar.
Nëntetari Aleksandër Peci iu nënshtrua një operacioni në Kandahar, por për shkak të gjendjes së tij kritike mjekët autorizuan transferimin në spitalin e Ramsteinit në Gjermani për një mjekim të specializuar.

Bashkia e Kamzës ka vendosur ta shpallë komandon shqiptar në Afganistan Aleksandër Peci, “Qytetar Nderi” të Kamzës, si dhe ka miratuar një fond simbolik prej 1 milion lekësh, që do t’i dërgohet familjes.

Në të njëjtin sulm të beftë të hënën, nga persona të veshur me uniformën e ushtrisë afgane, u vra edhe komando i forcave tona të armatosura, kapiteni 31-vjeçar Feti Vogli, babai i një vajze të vogël trevjeçare.

Kapiteni Feti Vogli dhe nëntetari Aleksandër Peci bënin pjesë në njësinë speciale amerikano-shqiptare në Kandahar, dhe ishin komando të kontigjentit “Eagle 4”, që kishte mbërritur në Afganistan në janar të këtij viti.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button