Kriteri Ali-Beu dhe nacionalizmi etnik në Shqipëri

Mero Baze
Një deputet I partisë në pushtet, I keqpërdorur tradicionalisht nga Sali Berisha, me një emër femëror dhe mbiemër turk (Ali Bej), ka hapur një debat delikat mbi nacionalizmin etnik në Shqipëri, duke tentuar të përjashtoj nga të qenit shqiptar shtetas që sipas tij nga “legjendat urbane” kanë ardhur në territoret tona gjatë sundimit të perandorisë otomane. Në fakt I referohet Kreshnik Spahiut, I cili në origjinë të largët nga stërgjyshi I tij është nga zona mes Kukësit dhe Prizrenit. Nuk dua të hap debat mbi pemën gjenealogjike të fisit Spahiu në Kukës, por është e udhës të shihet se qeveria e Sali Berishës po fut vendin në një spirale të rrezikshme, duke provokuar me një nga tezat më antishqiptare dhe më të rrezikshme që fqinjët tanë sidomos fqinjët sllavë përdorin ndaj popullsisë së Kosovës dhe një pjesë të popullsisë shqiptare me fe myslimane në Shqipëri. Akuza e tyre është se shqiptarët myslimanë të Kosovës dhe të një pjese të Shqipërisë janë në origjinë nga Azia e largët të sjellë këtu gjatë periudhës otomane dhe pak më parë. Edhe gjatë vizitës së fundit në Azerbaxhian, Sali Berisha në përshtypjet e tij të udhëtimit foli për një “Albani” në Azerbaxhian dhe lidhjet tona me të.

Ky trend I ri I shumicës e cila nuk përballon dot c’mitizimin e Sali Berishës si një patriot pas skandaleve të tij politike edhe ndaj çështjes shqiptare, po ngjall një debat të rrezikshëm në Shqipëri, atë të futjes së kriterit të nacionalizmit etnik në kualifikimin e individëve apo prirjeve politike në Shqipëri.

Loading...

Rreziku I parë I madh që sjellë të bazuarit mbi sajime të origjinës së largët të një pjese të shqiptarëve, është ndarja e vendit mbi baza fetare, dhe pse jo dhe produkte të luftës etnike bazuar mbi fenë. Kjo është mënyra më e mirë që ortodoksit ti quajmë grek, myslimanët turq dhe katolikët venecianë të mbetur këtu. Kjo është mënyra reale se si vihet zjarri këtij vendi dhe si frika nga patriotizmi I një pjese të popullsisë , prodhon si reaksion një fitil benzine e cila në logjikën e Sali Berishës do të thotë, ose “ky vend është imi, ose pas meje qameti”. Edhe pse shumë njerëz injorojnë prirjet radikale myslimane të një klani në qeverinë Berisha është evidente se ata janë lidhje personale e fëmijëve të Sali Berishës, të cilët falen pesë herë në ditë për tu dukur myslimanë, por në fakt e kanë atë një mënyrë për të mbajtur një klan të tyre fanatik në pushtet. Ali-Bej është një prej tyre. Edhe pse dukshëm shfaqet si një figurinë qesharake, ai është shumë serioz kur debaton për tema të tilla të rrezikshme që në të vërtet janë kërcënimi më serioz për kombin shqiptar.

Rreziku I dytë është që politika të përfshihet në një debat ku të përdor origjinën etnike të rivalëve për të bërë politikë. Deri më sot kjo nuk ka ndodhur. Jo vetëm politikanët, por gjithë shoqëria shqiptare, është një nga shoqëritë më të moderuara dhe më të emancipuara të Ballkanit. Asnjë shoqëri tjetër në Ballkan, dhe këtë e them me siguri, as serbët dhe as grekët, nuk do të kishin pranuar kurrë që gjyshja e fëmijëve të kryeministrit të ishte shqiptare. Ne jemi e vetmja shoqëri që nuk na pengon fare fakti që Shkëlzeni dhe Argita e kanë gjyshen serbe. Dhe për hir të së vërtetës kanë pas një gjyshe krenare dhe shumë më dinjitoze se e vajza e vet dhe nipat e mbesat e saj. Megjithë urrejtjen dhe dashurinë që ekziston mes shqiptarëve për Sali Berishën dhe familjen e tij, asnjë shqiptar nuk e ka sulmuar atë si dhëndër serb, dhe as fëmijët e tij si nipa dhe mbesa të një gjyshe serbe. Me kriterin e Ali – Bej ne duhet të rrëmbjeme urën e zjarrit dhe ti çojmë ata në Beograd apo Vojvodinë nga ku ka origjinën dajat e nënës së tyre. Për fat të mirë Ali-bej është nën nivelin ordinerë të shoqërisë shqiptare dhe shoqëria nuk ndjek kurrë shijet apo idetë e tij anadalloke, por fakti që ai flet si përfaqësues i një klani të Berishës në pushtet, na bëjmë të dyshojmë për një beteje të re për të cilën Berisha duket se po bëhet gati. Politika shqiptare duhet ta shmang këtë debat dhe që të shmang dh eta harroj këtë skandal Sali Berisha duhet të distancohet qartë nga deklarata e deputetit Ali – Bej, e cila gjeneron një rrezik të ri për shoqërinë shqiptare.

Rreziku I tret I madh që sjell kjo deklaratë është zgjimi I frikshëm I pakicave të vogla etnike në vend, të cilat janë thuajse të integruara me shqiptarët dhe ndjehen tërësisht shqiptarë. Unë realisht nuk di se origjinë ka fisi Spahiu apo Berisha në veri, apo fisi Ali Bej në Mallakastër, por di të them se brenda shoqërisë sonë ka disa pakica etnike thuajse të integruara në shoqëri si shqiptarë. Një prej tyre është pakica boshnjake, e formuar nga të ashtuquajtur muhaxhirë të fillim shekullit 20 që u vendosën në rrethinat e Shijakut dhe Sukthit. Një prej këtyre familjeve është dhe Jamarbër Malltezi, dhëndërri I Sali Berishës. Përkushtimi I të atit të tij ndaj çështjes shqiptare dhe vetëdija e formuar shqiptare, ka bërë që ai djalit ti vërë emrin “Jamarbër edhe pse është boshnjak. Në duhet të jemi krenar për këtë gjë dhe jo ti kujtojmë dhëndërrit të Sali Berishës se atdheu I tij është në Bosnjë, tek Damir Fazllici. Debati I Ali – Bej hap pikërisht këto makthe në shoqëri, makthet e pakicave të fjetura apo të integruara dhe rrit agresivitetin e pjesës jourbane të shoqërisë shqiptare, ndaj feve dhe legjendave urbane siç I quan ai debatet për origjinën.

Kultura shqiptare e bashkëjetesës I ka rezistuar shekujve pasi politika nuk e ka përdorur atë si urë zjarri për të shkretuar vendin. Kjo është deklarata e parë e rrezikshme që një deputet dhe njeri I afërt I një kryeministri të këtij vendi, I cili vet familjen e tij e ka shqiptaro serbo boshnjake, jo me legjenda urbane, por me certifikata në gjendje civile, dhe është një sinjal I frikshëm se ky I fundit, kryeministri është gati ti vërë zjarrin këtij vendi, nëse I rrezikohet pushteti qoftë dhe nga patriotët e rinj shqiptarë.

Është urgjente që Sali Berisha jo vetëm të distancohet nga kjo deklaratë, por dhe të bëj gjeste të qarta të përjashtimit politik të këtij njeriu të gjymtuar mendërisht dhe të frustruar psiqikisht nga fakti që ëndrra e tij e fshehtë e ngulitur kur studionte tek Gadafi apo kur dërgohej me mision nga shërbimet në Mekë, të marrë fund bashkë me karrierën e tij. Nuk ka betejë më të dobishme se beteja për të mbrojtur Shqipërinë nga një zjarrvënës I tillë. Nuk ka motiv më të qartë për të fuqizuar një lëvizje politike si lëvizja Kuq e Zi se sa të përballoj një debat të tillë prodhuar nga frika e pushtetit prej patriotizmit. Është beteja me një njeri që ka lindur më 11 Shtator, është shkolluar në Libi, është bërë Haxhi në Mekë dhe beson tek …Sali Berisha.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button