Trajneri Anglisë: Kosova është një shembull i mirë në futboll

Kosova është duke kaluar një formë mjaft të mirë në eleminatoret e kampionatit Europian.

“Dardanët” e drejtuar nga Benard Challand do të kenë dy teste mjaft të rëndësishme ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Përballë “Tre Luanëve”, Kosova do të luajë në transfertë dhe do të tentojë të bëjë mrekullinë për të arritur një rezultat pozitiv.

Në një prononcim për mediat angleze, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i ka thurur elozhe përfaqësueses së Kosovës.

“Është një shtet i ri që pak e njohin, por ka futbollistë cilësorë dhe kjo skuadër nuk mundet prej disa ndeshjesh.

Kosova është një shembull i mirë në futboll”, ka deklaruar trajneri Anglisë. (TemA)

Back to top button