Kurti: VV-ja ka një plan si të bashkohet Mitrovica

Duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur. Është kjo deklarata e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, bërë gjatë një interviste për DW.

“Që të ecim përpara duhet të ndërrohet kjo qeveri dhe ne duam që kjo të bëhet në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kurti. Ai nuk e përjashtoi vazhdimin e protestave në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa deklaroi se VV-ja do të vazhdojë betejën e saj edhe në rrugë ligjore.

Loading...

“Qeveria e tanishme e ka uzurpuar shtetin dhe e ka shndërruar vendin në një republikë qeveritare – me shumë qeveri dhe pak republikë. Aktivitetet tona në kufi nuk i bëjmë me qëllim që të rrëzojmë qeverinë, t’ia marrin pushtetin, apo të forcojmë veten si opozitë. Por këto aksione janë kundër Serbisë, kundër hyrjeve dhe ndërhyrjeve të saj në Kosovë. Është fatkeqësi e madhe që qeveria në vend se të bllokojë Serbinë destruktive, po i bllokon aksionet tona. Për të shkuar përpara, duhet të ndërrohet kjo qeveri. Ne duam që kjo të bëhet në zgjedhje të parakohshme. Pra, duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme – sa më shpejt aq më mirë”, tha kreu i Vetëvendosjes. Kurti theksoi se nuk është kundër serbëve të Serbisë apo të Kosovës dhe se kjo lëvizje ka një plan se si të bashkohet Mitrovica dhe për ndërprerjen e strukturave paralele në veri.

“Lëvizja Vetëvendosje ka një plan se si mund të bashkohet Mitrovica. Plani parashikon masa socio-ekonomike si dhe masa politike e të sigurisë. Ndër masat që duhen ndërmarrë janë rivitalizimi i Trepçës, zbutja e papunësisë, ndihmat për arsim, shëndetësi etj. Ndërsa sa i përket masave të sigurisë, duhet ndërprerë financimi i strukturave paralele të Serbisë, të ndërpritet shitja e pronave të shqiptarëve, duhet të hapen nën stacione policore në lagjet e banuara me shqiptarë. Mos të harrojmë, strukturat paralele në veri i ka lënë Millosheviqi, më vonë i ka mirëmbajtur Koshtunica e tani këtë po e bën edhe Tadiq”, tha ai.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button