Kush është Aleksandër Peçi që po lufton me vdekjen në Kandahar (FOTO)

Nëntetar Aleksandër Peçi po lufton me vdekjen në një spital në Kandahar dhe tashmë ndodhet në gjendje kome por ka ende shpresë përmirësimi pasi bashkë me Feti Voglin që ndërroi jetë, u sulmuan nga policia lokale afgane gjatë një misioni humanitar.
Ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjen së tij shëndetësore. Lutjet tona bashkohen me ato të familjet së N/Tetar Aleksandër Peçi, që ai të tejkalojë këtë moment të vështirë. Për çdo informacion të ri ne do t’iu mbajmë të informuar.

Biografia e N/tetar Aleksandër Jak Peçi

Loading...

Nëntetar Aleksandër Jak Peçi, është lindur me 26.09.1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001.

Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më datën 16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Special Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.

Nëntetar Aleksandër Peçi ish te një ushtarak i dalluar për disiplinë dhe moral të lartë në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga eprorët e tij.

Nga data 16.01.2012, nëntetar Peçi është dërguar me mision luftarak “Eagle-4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan

Komunikata nga Ministria e Mbrojtjes, 20 shkurt 2012, 20:30

Në orën 17:15 minuta, Komandanti i Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuara Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se N/Tetar Aleksandër Peçi, kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Komandës ISAF, Rol 3 në Kandahar. I njëjti konfirmim ka mbërritur në orën 17.55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në Shape, Belgjikë. Në orën 18.15 minuta, ne njoftuam median për lajmin e hidhur pasi kishim njoftuar familjarët, ndërsa në 18.30 minuta kjo u konfirmua në konferencën tonë për shtyp.

Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, konfirmohet se N/Tetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi.

Këtë lajm të mirë ia kemi përcjellë edhe familjes së tij.

Ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjen së tij shëndetësore. Lutjet tona bashkohen me ato të familjet së N/Tetar Aleksandër Peçi, që ai të tejkalojë këtë moment të vështirë. Për çdo informacion të ri ne do t’iu mbajmë të informuar”, – përfundon deklarata nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button