Maqedoni, 28 Nëntori nuk pranohet si festë kombëtare

Festa kombëtare shqiptare e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe pavarësisë, u rrëzua sot në nivel të komisioneve parlamentare si propozim i bërë për t’u bërë festë shtetërore në Maqedoni.

Deputetët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk kanë pranuar propozimin e bërë nga grupi parlamentar i PDSH-së për ndryshimin e Ligjit për festat dhe përfshirjen e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni.

Loading...

Por, deputetët e BDI-së për herë të parë e kanë mbështetur këtë propozim të bërë nga PDSH-ja. Pavarësisht kësaj, shumica nuk u arrit të sigurohej, për shkak të votimit të kundërt nga ana e VMRO-DPMNE dhe partive tjera maqedonase. Përfaqësuesit e LSDM-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit të këtij komisioni parlamentar.

Ndërkohë, një muaj më parë kreu, i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk përjashtoi mundësinë që 28 Nëntori si Dita e flamurit kombëtar të përfshihet si festë shtetërore në Maqedoni.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button