“Janari pritet të jetë muaji më vdekjeprurës”, OBSH: Mbani maska gjatë festave familjare

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë sot thirrje familjeve që të mbajnë maska ​​në fytyrë si dhe të ruajnë distancën sociale gjatë Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit, për të parandaluar koronavirusin, me qëllim që pandemia të mos jetë më vdekjeprurëse gjatë janarit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u është lutur familjeve që të mbajnë maska ​​në fytyrë por edhe të repsektojnë distancën, ndonëse mund të duket e pamundur që kjo të ndodhë me të afërmit, në takimet e Krishtlindjeve dhe festat e Vitit të Ri, me qëllim për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Agjencia e KB tha se masat do të “kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme” në shpëtimin e jetës dhe parandalimin e të dashurve tuaj që të mos të sëmuren”, por pranoi që kjo “mund të jetë e vështirë”.

Në udhëzimet e azhurnuara sot, OBSH paralajmëroi se Evropa ndodhet në prag të një vale të tretë të Covid-19, e cila mund të arrijë kulmin në javët e para të Vitit të Ri.

OBSH tha që grumbullimet familjare për festa mund të përkeqësojnë përhapjen e virusit dhe kjo mund ta bëjnë janarin muajin më vdekjeprurës.

Udhëzimi i ri thotë: Festat në ambiente të mbyllura, madje edhe më të vogla, mund të jenë veçanërisht të rrezikshme nëse ato mbledhin grupe njerëzish, të rinj dhe të moshuar, nga familje të ndryshme, të cilët mund të mos zbatojnë të gjitha masat e njëjta për parandalimin e infeksionit.

“Takimet duhet të mbahen jashtë, nëse është e mundur, dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska si ​​dhe të ruajnë distancën fizike. Nëse festat organizohen brenda, duhet të zbatohet kufizimi i madhësisë së grupit apo edhe sigurimi i ventilimit të mirë për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit”.

“Mund të duket e vështirë të mbash maska ​​dhe të praktikosh distancimin kur je pranë miqve dhe familjes, por duhet vepruar kështu, sepse kontribuoni në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar që të gjithë të dashurit tuaj të mbeten të sigurt dhe të shëndetshëm. Njerëzit e pambrojtur dhe miqtë ose të afërmit e moshuar mund ta kenë shumë të vështirë të kërkojnë nga të dashurit, që të qëndrojnë larg fizikisht, sidoemos në ditët e festave dhe të pushimeve.”

Paralajmërimi i OBSH vjen në një kohë kur Europa e zhvilluar ka vendosur të izolohet për festat e fundvitit./a.p

Back to top button