A mund të marrë një kompani greke me koncesion Kalanë e Gjirokastrës?

Lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion për 99 vite monumentet e kulturës në Shqipëri si kalatë dhe kështjellat, po qarkullon edhe nëpër mediat e huaja. Ndërkohë kryeministri këmbëngul se kjo është më e mira që mund të bëhet. Studiuesi Auron Tare thotë se ekziston një rrezik tjetër. Duke folur për shqiptarja.com, Tare thotë se procedurat për dhënie me koncesion janë të errëta dhe të paqarta. Nuk ka asnjë kriter për kompanitë që do marrin për një shekull pasuritë e shqiptarëve. Dhe Tare sjell një shembull të rëndë nga dhënia me koncesion e Kalasë së Lëkursit:

“Fjala vjen, a mundet një kompani malazeze të marrë me koncesion Kalanë e Shkodrës? Po një kompani greke a mund të marrë me koncesion Kalanë e Gjirokastrës? Për të ilustruar këtë pikë po citoj këtu pjesë nga broshura e një kompanie kroçieresh qipriote, që ndalon edhe në Sarandë dhe ju ofron pasagjerëve të saj një vizitë në Lëkurs. “Lëkursi është një manastir i fortifikuar, i ndërtuar në shekullin XVI. Emri vjen nga greqishtja e përkthehet një vend i ndriçuar”. Kur e pyetëm kompaninë mbi tekstin e kësaj broshure, na u përgjigjën se ky tekst ju ishte dhënë nga pronarët e kalasë dhe agjencia turistike e familjes Angjeli, që organizon vizitat. Po Ministria jonë e Kulturës ku është? A ka Ministria jonë, që ka dhënë me koncesion këtë monument, një interpretim zyrtar për të,” thotë Tare.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button