Paratë e dala nga Greqia kanë destinacion Shqipërinë

Kriza që ka mbërthyer shtetin grek ka bërë që të ardhurat të tkurren ndjeshëm dhe paratë e thithura jashtë vendit të ulen në maksimum. Tashmë Greqia është kthyer në një eksportuese remitancash, pasi një pjesë e mirë e parave kanë mbërritur në bankat shqiptare. Emigrantët të trembur nga kriza kanë trasferuar paratë e tyre drejt bankave shqiptare për të qënë më të sigurtë në të ardhurat e tyre. Këtë fakt e konfirmon fare mirë dhe Banka e Shqipërisë, ku norma vjetore e ritjes së depozitave në valutë për gjysmën e parë të vitit 2011 ishte 21% . Por transferimi i parave drejt vendit tonë e tregon dhe rritja e depozitave në valutë që është më e dukshme se ajo e depozitave në lekë. Nga të dhënat zyrtare të Bashkimit Evropian, konfirmohet se një pjesë e shumës së parave prej 1.1 miliardë eurosh që dolën jashtë Greqisë gjatë vitit 2010 , kanë pasur destinacion Shqipërinë.

Papunësia në Greqi ka ndikuar që në çdo muaj rreth 300 grekë humbasin apartamentet e blera me anën e kredisë. 60 për qind e popullit grek nuk është në gjendje të paguajë kreditë e marra, ndërsa pjesa më e madhe e biznesit nuk është në gjendje të paguajë detyrimet shtetit. Analistët flasin se, për të shlyer këtë borxh këtij vendi i duhen të paktën rreth 25 vite . Po një shqetësim mbetet për qeverinë, se papunësia këtë vit do të prekë rreth 1 milionë njerëz, duke mos marrë në konsideratë emigrantët apo komunitetin rom e cigan.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button