Partia e minoritetit grek MEGA kërkon hapur shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit

PARTIA E MINORITETI GREK MEGA KËRKON HAPËT SHPALLJEN E
AUTONOMINË E VORIO EPIRIT

Arben LLALLA
Për herë të parë pas kaq vitesh politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA”, kanë kërkuar hapët Autonominë e Vorio Epirit. Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel më 19 shkurt 2012 me rastin e shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914.

Loading...

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krania të prefekturës së Delvinës ditën e diel në kishën e Shën Gjergjit. Me rastin e shpalljes së Autonomisë përfaqësues të partisë së minoritetit MEGA kanë vajtur në përmendoren e Thimios Lolit, një adart i cili ka luftuar për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914. Në këtë ceremoni përkujtimore foli gazetari Theodhoros Asvestopulos i cili përshkojë ngjarjen historike që çuan në shpalljen e Autonomisë më 17 shkurt 1914, në Gjirokastër. Më tej fjalën e mori kryetari i partisë MEGA të minoritetit Kristaq Kiços i cili tha: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”

Më tej kryetari i MEGËS Kristaq Kiços vuri korrura me lule tek përmendorja e adartit Thimo Lolis i cili është nga fshati Krania.

Deklarat e Kristaq Kiços është e para deklaratë e një politikani minoritar i cili hapët deklaron se vazhdojnë luftën tyre në hapat e heronjve të autonomisë së Vorio Epirit. Kohëve të fundit janë shtuar aktivitetet e minoritarëve grek për provokuar destabilizimin e Jugut të Shqipërisë.

 Kliko ne murin e faqes se facebook-ut me poshte dhe do te shihni te gjitha fotot ekskluzive te festes qe keta kane mbajtur per vorio-epirin me dt 19.02.2012.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button