Perjashtohet Greqia, gazsjellësi transadriatik do të kalojë nga Shqipëria

Greqia dhe Italia kanë humbur përpjekjet për transportin e gazit nga Azebajxhani. Konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga kompania britanike British Petroleum ka zgjedhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline) kundrejt atij italo-grek ITGI, për të tranzituar drejt Europës gazin azer.

Kjo është mundësia më e mirë për Shqipërinë për të qenë një nga kanalet kryesore të qarkullimit të gazit nga Azebajxhani drejt Europës. Duke zgjedhur projektin Tap si më eficent për kalimin e gazit nga Turqia drejt Italisë, konsorciumi ka marrë vendimin të përjashtojë projektin italo-grek ITGI nga gara për shkak edhe të situatës ekonomiko-financiare që po kalojnë këto dy vende, duke mos dhënë kështu garancinë e plotë për realizimin e tij.

Loading...

Ky projekt parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Turqi dhe më pas në Greqi e Itali, duke mos përfshirë Shqipërinë. Vendimi për zgjedhjen e projektit Tap mes shumë të tjerëve në garë, u favorizua edhe më shumë nga vizita që kryeministri, Sali Berisha bëri në Azerbajxhan disa ditë më parë, ku siç u shpreh kryeministri, gjatë takimeve me personalitetet më të larta të këtij vendi bëri avokatinë më të ndershme të bazuar në argumente dhe fakte të pakundërshtueshme.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua se Tap do të ishte projekti më i favorizuar për të fituar garën e gazssjellësave. Ky projekt është disa miliardë euro më pak i kushtueshëm dhe shumë më realist se projektet e tjera. Faktori kryesor që i dha mundësinë Shqipërisë për të qenë një nga tranzitet kryesore të gazit nga Azerbajxhani drejt Europës, lidhet me kapacitetet që ka vendi ynë për t’u bërë një epiqendër kryesore e shpërndarjes së tij në rajon.TAP i cili do të kalojë në territorin e Shqipërisë do të ketë një investim prej mbi 1 miliardë dollarë.

Lajmi për zgjedhjen e projektit TAP e ka bërë me dije një nga drejtuesit e kompanisë British Petroleum e cila sëbashku edhe me norvegjezen Statoil do të kontrollojë paketën më të madhe të depozitës së Shah Deniz 2, një nga zbulimet më të mëdha të hidrokarbureve në 10 vjecarin e fundit. Partnerët e projektit TAP, që janë kompanitë e njohura Statoil, Sëiss EGL dhe E.ON Ruhrgas, deklaruan se do të vijojnë me bisedimet për nisjen e projektit. TAP synon të nisë nga operimi në vitin 2017 duke transportuar 10 miliardë metër kub të gazit kaspik në një vit, për të arritur më pas deri në 20 miliardë metër kub.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button