Plisat djegin flamurin maqedonas

Djegia e flamurit maqedonas,

Tifozët shqiptarë të grupacionit më të madh në vend, ‘Plisat’, kanë shfrytëzuar finalen e turneut të pavarësisë për të ofenduar maqedonasit dhe djegur flamurin e tyre.

Ndodhi që pikërisht në finale Kosova të përballet me Maqedoninë dhe përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll ka dalur fituese me rezultat 28:17.

Loading...

Sidoqoftë, në vëmendjen e të gjithëve ishin tifozët e flaktë ‘Plisat’ të cilët me këngët patriotike “UÇK”, “Besa Besë” dhe me pankarta “Maqedonia nuk ekiston”, “Babanë sllav, nënën bullgare. Çka je ti”, kanë ‘përshëndetur’ tifozët maqedonas duke u hakmarrë për ofendimet e këtyre të fundit gjatë kampionatit evropian të henbollit të mbajtur muaj më parë në Serbi.

Nuk është lënë pa u djegur as flamuri i Maqedonisë, duke kompletuar kështu në një farë mënyrë hakmarrjen, edhe pse pas takimit përzgjedhësi maqedonas Stojan Petroshevski nuk u shpreh aspak i befasuar nga sjelljet e tifozëve shqiptarë, të cilët tha se kanë ardhur në palestër për të shikuar hendboll cilësor.

Ky turne ishte organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FFK) për nder të katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Reprezentacioni kosovar e zuri vendin e parë, sikurse vitin e kaluar, kurse maqedonasit u radhitën në vendin e dytë, duke e lënë pas Bullgarinë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button