Policia greke rikthen operacionet “Fshesa”, përzihen qindra shqiptarë

“Aksionet për kthimin e emigrantëve të huaj në vendin e tyre, po zhvillohen në kuadrin e një operacioni për periudhë pa afat, me qëllim për të luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit të tyre, mbulohet nga Fondi Evropian i Riatdhesimit”, sqaroi Ministria e Rendit të Greqisë

Policia greke ka nisur një valë operacionesh me emërtimin “Fshesa” duke riatdhesuar orët e fundit disa qindra shtetas shqiptarë që kapen rastësisht në rrugë dhe nëse nuk u gjendet mjete identifikimi apo leje qëndrimi, dërgohen drejt e në kufi.

Loading...

Lajmi raportohet nga korrespondenti i Zgjohu Shqiptar !!!, duke cituar edhe burime zyrtare nga Ministria e Rendit si dhe nga Policia e Shtetit në Athinë. Madje ministria konfirmoi se operacioni “Fshesa” financohet nga Bashkimi Evropian.

“Aksionet për kthimin e emigrantëve të huaj në vendin e tyre, po zhvillohen në kuadrin e një operacioni për periudhë pa afat, me qëllim për të luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit të tyre, mbulohet nga Fondi Evropian i Riatdhesimit”, sqaroi Ministria e Rendit të Greqisë.

Sakaq, ka dalë me deklaratë dhe policia e Shtetit:

“Në kuadrin e operacioneve të posaçme policore për riatdhesim të emigrante, në Athinë, Departamenti për Deportimin e Shtetasve të Huaj ka krye kontrolle të befasishme në zonën e Atikës”, – bënë të ditur zyrtarisht burimet policore.

Sipas tyre, vetëm gjatë ditës së Hënë janë riatdhesuar 68 shtetas të huaj, kryesisht shqiptarë. Ky operacion ka nisur të hënën e kaluar dhe deri tani numërohen mbi njëmijë shtetas të huaj që po riatdhesohen forcërisht nga Greqia. Rreth gjysma e tyrte janë emigrantë shqiptarë, kurse pjesa tjetër, me kombësi nga {Pakistani, Iraku, Ukraina, Afganistani, etj.

Policia e Athinës tha se “ndaj shtetasve të huaj që janë ndaluar, është përgatitur mandat dëbimi forcërisht nën akuzat e hyrjes së paligjshme në Greqi, apo qëndrimit pa leje të rregullt qëndrimi”.

Por shumë emigrantë po ankohen se po përballen me veprime arbitrare. Disa ankohen se janë kapur në rrugë dhe janë shoqëruar për në mikrobuzët direkt për në kufi në Kakavijë dhe Kapshticë, duke mos pritur asnjë shpjegim dhe duke mos dashur të presin që të paraqesin lejen e qëndrimit që mund të mos e kishin me vete për momentin.

“Për shtetasit shqiptarë riatdhesimi po bëhet përmes kufijve tokësorë, kryesisht nga pika e Kakavijës. Kurse për shtetasit e tjerë të huaj, përmes aeroportit të Athinës, me shpenzimet e shtetit, ata po riatdhesohen për në aeroportet e Kabulit, Kievit, Islamabadit, etj”, – tha Policia.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button