Referendumi do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë

Përkundër kundërshtimeve dhe përpjekjeve të Qeverisë së Beogradit për t’i bindur krerët e komunave në veri të Kosovës që të hiqnin dorë nga mbajtja e referendumit të paralajmëruar për datën 14 dhe 15 shkurt, këta të fundit kanë deklaruar të martën, në veri të Mitrovicës, se qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës do të dalin masovikisht në referendum për t’u deklaruar kundër institucioneve të Kosovës.

I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se nuk ka më gjasa as teorike për mos mbajtjen e referendumit.

Loading...

Sipas tij, komisionet komunale kanë filluar tani shtypjen e fletëvotimeve, janë të gatshme të gjitha regjistrat dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e vendvotimeve.

“Tani gjithçka është e gatshme sa i përket organizimit të referendumit dhe që sot do të mund të realizonim votimin”, ka thënë, mes tjerash, Pantiq.

Në anën tjetër, Oliver Ivanoviq, sekretar në Ministrinë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, ka thënë se, për fat të keq, një çështje tejet e rëndësishme shtetërore është keqpërdorur.

Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë nuk do të tentojë më t’i bind krerët e komunave në veri të Kosovës për të hequr dorë nga referendumi.

“Është tragjik fakti se serbët e Kosovës nuk e kanë dëgjuar Qeverinë e tyre, për të cilën thonë se është e vetmja për ta”, është shprehur Ivanoviq.

Ndërkaq, ministri tjetër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka thënë se referendumi që do të mbahet në veri të Kosovës do t’i kushtojë shtrenjtë politikisht shtetit të Serbisë.

“Referendumi zbehë kredibilitetin dhe kapacitetet e shtetit serb rreth bisedimeve me Bashkësinë Ndërkombëtare. Në dëm të qytetarëve të rëndomtë, disa njerëz janë duke përfituar para këtij referendumi”, ka thënë Bogdanoviq, duke shtuar se paratë po harxhohen ndërsa qytetarët janë në prag të ekzistencës së tyre.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button