Serbia ta njohë Kosovën

Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nicholas Burns, ish nënsekretar amerikan i Shtetit, aktualisht profesor në “Harvard Kennedy School”.

Ish-nënsekretari amerikan, Burns, theksoi se është pozitive që Kosova dhe Serbia të bisedojnë, pasi që, sipas tij, kjo gjithmonë është një gjë e mirë, marrë parasysh historinë tragjike midis dy palëve, është gjithmonë mirë që të përkushtohen për zgjidhje paqësore mbi cilatdo dallime që ekzistojnë mes tyre.

Loading...

“Megjithatë, mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua kjo më duket si hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret”, ka theksuar më tej profesori Nicholas Burns.

Burns bëri me dije se nëse Serbia dëshiron ta shohë veten në BE dhe në NATO, atëherë ajo “duhet ta pajtojë veten me faktin se Kosova është e pavarur dhe me faktin se çfarëdo dallimi që ekziston midis dy vendeve, duhet të adresohet me mjete paqësore, negociata, kompromise dhe assesi me kërcënime”.

Ai e vlerësoi si pozitive faktin që Kosova ka arritur deri në pikën e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, sipas Burns, “situata në veri të vendit është shqetësuese”.

“Është shqetësuese në kuptimin që ka ende disa qarqe që u japin merita atyre, të cilët ende mendojnë për Kosovën në mënyrën e vjetër dhe nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës. Prandaj, mendoj se komuniteti ndërkombëtar, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, kanë përgjegjësi për të vazhduar që të jenë të angazhuar në nivelin e mbështetjes së pavarësisë së vërtetë të Kosovës dhe të mbështesin përfshirjen e këtij shteti në sistemin ndërkombëtar”, ka theksuar ish nënsekretar amerikan i Shtetit. /Telegrafi/

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button