Shaqiri: Babai im më thotë të mos e harrojë Kosovën

, Shaqiri: Babai im më thotë të mos e harrojë Kosovën

Ylli i Baselit, kosovari Xherdan Shaqiri, i cili pak ditë më parë firmos kontratën katër vjeçare më gjigantin gjerman, Bayern Munich, ka thënë se vazhdimisht merr këshilla nga babai i tij që të mos e harrojë vendlindjen.

Sipas Shaqirit, babai i tij vazhdimisht i thotë që të mos e harrojë Kosovën.“Babai im gjithnjë më thotë që të mos e harrojë Kosovën”, ka thënë Shaqiri.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, më herët ka deklaruar se në kohën kur Kosova do të pranohet në UEFA e FIFA, ai është i gatshëm të mbroj ngjyrat e Kosovës.

20 vjeçari është i lindur në Gjilan, ndërsa shumë vite më parë familja e tij emigroi në Zvicër. Mesfushori kosovar është futbollistit kryesor në ekipin e Baselit, ndërsa ai gjate verës që vjen do t’i bashkohet klubit më të suksesshëm në Gjermani, Bayern Munich.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button