Skandali/ Libani përgënjeshtron Topallin: Nuk na kërkoi njohjen e Kosovës !

Libani përgënjeshtron kryeparlamentaren Jozefina Topalli në lidhje me deklaratën e saj se kishte pasur në axhendë të bisedimeve Kosovën dhe njohjen e Pavarësisë. Topalli qëndroi për dy ditë në Bejrut duke takuar homologun e saj dhe komunitetin e biznesit me qëllimin e vetëm për të kërkuar para në këtë kohë krize dhe rivendosur marrëdhëniet dypalëshe që ishin prishur prej vitesh. Më parë Topalli kishte qenë në Indi gjatë Konferencës Islamike ku Shqipëria është anëtare prej vitit 1993. Dy nga mediat e njohura afër qeverisë libaneze pasqyruan vizitën e Topallit thatë dhe me përqendrim pikërisht te axhenda e saj. “Daily News” theksonte se “Topalli mbërriti në Bejrut për një vizitë zyrtare e ftuar nga homologu i saj Nabih Berri”. Vetëm ky fakt hedh poshtë pretendimin e komunikatës së kryeparlamentares se “loboi për pavarësinë e Kosovës”. Duket se Topalli e lëshoi këtë justifikim për të mos u akuzuar se kryente vizita qejfi në vendete orientit kur Shqipëria vuan krizën e dëborës. Gjithashtu u takua me presidentin Michel Sleiman ne pallatin presidencial “Baabda”, kurse homologun Berri e takoi ne rezidencen e tij ne Ain el-Tineh, ne Bejrut. “Berri ka programuar edhe nje drekë për nder të kryeparlamentares Topalli”, njoftonte kjo agjenci. Kurse “Leban Now”, një tjetër media afër qeverisë, shkruante më të hollësishme temën e bisedimeve. “Berri dhe Topalli ritheksuan vëmendjen për rivendosjen e bisedimeve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve pas kaq kohësh. Forcimin e tyre me marrëveshje të përbashkëta në fusha me interes”, shkruan kjo media. Por NNA, e cila është edhe Agjencia Shtetërore Libaneze (simotër e ATSH), shkon edhe më tej. “Ka nevojë për forcim marrëdhëniesh Shqipëri-Liban në të gjitha fushat e sektorët. Duke iu kthyer historisë së dy vendeve, Berri theksoi se ka të përbashkëta të shumta mes tyre, që mund të përdoren për benefite në të ardhmen”, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve libaneze. Me poshte keni linket e lajmeve ku mund te lexoni raportimin per takimet e Topallit dhe se per çfare ka folur kryeparlamentarja shqiptare. Ne asnjë rresht nuk permendet lotimi per Kosoven dhe njohjen e pavaresise. Ama-News
http://www.nowlebanon.com/NewsArchiveDetails.aspx?ID=364324#ixzz1mZBeBD2J
http://www.dailystar.com.lb/News/Politics/2012/Feb-13/163081-albanian-house-speaker-begins-lebanon-visit.ashx#ixzz1mZBF1zEZ

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button