Spahiu: Në zgjedhje si parti

Prej dy ditësh në Washington ndodhet një delegacion i Aleances Kuq e Zi, i kryesuar nga Kreshnik Spahiu, që sipas njoftimit të Aleances ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit, Komitetin e Helsinkit, Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Në një prononcim për Top Channel, kreu i Aleancës Kreshnik Spahiu u shpreh se në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, në këtë ditë e madhe për shqiptarët, është shumë e rëndësishme që Aleanca Kuq e Zi të shpalosë filofozinë dhe doktrinën e saj tek avokati më i denjë dhe më i devotshëm i pavarësisë së shqiptarëve, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek qeveria amerikane, e cila prej 100 vjetësh realisht ka qenë mbrojtësi më i flaktë i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit ligjor të shqiptarëve.

Loading...

“Eshtë shumë e rëndësishme që shqiptarët dhe filozofia e kuqezinjve të shpaloset dhe të garantojë qeverinë amerikane për një nga partnerët më të rëndësishëm në rajon”, tha Spahiiu.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi u shpreh se pikërisht në ditën e 17 Shkurtit kishte kënaqësinë të jepte edhe lajmin se Aleanca vjen jo si një parti e radhës, por si një lëvizje politike për ndryshim, si një shpresë e re, si një aleancë rinore për të hapur një kapitull të ri për shqiptarët.

“Aleanca Kuq e Zi vjen si një nga lëvizjet më të mëdha popullore mbarëshqiptare, për të hapur një kapitull të ri në politikën shqiptare dhe natyrisht për të garantuar tashmë dhe për transformuar Shqipërinë, nga një shtet privat, në një shtet ligjor”, tha Spahiu.

Sipas Spahiut, koalicioni i Aleances duhet të jenë SHBA, Washingtoni dhe Brukseli. “Tashmë shqiptarët janë lodhur për 20 vjet duke parë ndërrimin e PD-së dhe PS-së në pushtet, tashmë prej disa vitesh qeverisemi nga një parti tërësisht bolshevike, e cila në mënyrë autoritare po drejton shtetin shqiptar dhe është shumë e rëndësishme që Aleanca të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme për të kandiduar jashtë koalicionit të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si mundësia e vetme për të qarkulluar elitën politike shqiptare”, tha Spahiu.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button