Zbardhen detajet si ndodhi sulmi ndaj shqiptarëve në Kandahar

, Zbardhen detajet si ndodhi sulmi ndaj shqiptarëve në Kandahar

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kanë arritur të zbardhin çfarë ndodhi një ditë më parë në Afganistan ku u sulmuan ushtarakët shqiptarë.

Agjencia NOA citon Gjeneral Brigade, Viktor Berdo, Komandant i Forcës Tokësore i cili detajon si më poshtë:

“Më datën 20. 02. 2012 në orën 16. 30 sipas orës lokale të Kandaharit, gjatë një misioni inspektimi dhe shoqërimi në rajonin Shadizi Robat në afërsi të Bazës Ushtarake në Spin Boldak, Grupi i Parë Special i Kontingjentit Eagle 4, që vepron në kuadër të operacionit ISAF, ka rënë nën zjarrin e befasishëm të një efektivi të policisë lokale afgane.

Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan. Grupi i ushtarakëve të gjendur në këtë situatë të rëndë, ka reaguar me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, duke bërë të mundur arrestimin e personelit të Policisë Afgane të përfshirë në ngjarje.

Nga strukturat operacionale të NATO-s janë marrë masa të menjëhershme për evakuimin mjekësor ajror të të tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti Vogli nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë janë futur menjëherë në sallat e operacionit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button