Zbulohet bandë me policë serbë, për sulm ndaj rendit ligjor të Kosovës

Arrestohen gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës. Burime nga policia e Kosovës i thanë agjencisë NOA.al se bëhet fjalë për gjashtë policë të komunës Gjilan që punojnë në MPB të Serbisë. Operacioni u krye nga pjesëtarë të njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU në Gjilan. Të arrestuarit kanë punuar në dhënien e pasaportave dhe të patentës së shoferit në të ashtuquajturën drejtori të policisë së Gjilanit e cila nga viti 1999 është transferuar në Vranjë.

Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Loading...

Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sot ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale.

Në këtë operacion janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar të cilët janë: Denic M. Dimitrievic, T. Denic, N. Trajkovic, D. Stojkovic, G. Matrapazovic.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësende si, një pushkë e llojit M481. pushkë Gjuetie 1 pushkë ajrore një revole TT 762 m473 fishek 7.62 m2 (Shikoni fotot).

Po ashtu u sekuestruan uniforme e policisë Serbe kompletë, 4 Lop Top, 2 Shtëpiza Kompjuterëve, 5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë si dhe disa dokumente tjera relevante me ketë raste.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button