Aeroporti i Tiranës heq siglën Republika e Serbisë nga të dhënat për Prishtinën

Aeroporti ndërkombëtar në Rinas, marrë me koncesion nga një kompani e huaj, ka hequr siglën e Serbisë nga të dhënat që publikon për Prishtinën, disa orë pas publikimit të lajmit tek noa.al, lajm që ngjalli reagimin e disa dhjetëra mijë lexuesve.

Aeroporti ka korrigjuar gabimin dhe tashmë sikundër shihni në foton e parë ku gjendet si ishte dhe si u bë, ka vendosur siglën Republika e Kosovës (RK), në vend të Republika Srbska (RS) që ishte deri sot në mëngjes. Aeroporti nuk lëshoi ndonjë deklaratë për shtyp, megjithatë menjëherë pas denoncimit të faktit nga noa.al, e fshiu siglën RS dhe vendosi atë të Republikës së Kosovës.

Loading...

***
Skandali ngjalli reagim tek qytetarë të cilët denoncuan një ditë më parë pranë agjencisë së lajmeve NOA.al faktin duke u shprehur të zemëruar e duke e konsideruar si të papranueshëm.

Edhe mëse katër vjet pasi Kosova më 17 Shkurt 2008 u shpall Republikë dhe u njoh nga Shqipëria dhe 88 shtete të tjera të botës, edhe pse kanë kaluar të paktën 13 vjet nga koha kur Serbia e humbi Kosovën e mbajtur për disa dekada padrejtësisht, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”, e njihte deri sot në mëngjes pas denoncimit tek noa.al, Prishtinën si pjesë e Republikës së Serbisë.

Në foto që ju solli noa.al, dhe që duke u klikuar shihet me rezolucion më të lartë, ju shikonit qartësisht sesi në oraret e fluturimeve, destinacioni Prishtinë siglohet nën emrin e Serbisë që ndërkombëtarisht njihet me shkurtimin RS (Republika Srpska).

Sikundër patë, kompania e fluturimeve Jetairfly mbulon dhe destinacione si Prishtina në Republikën e Kosovës dhe Tiranën në Republikën e Shqipërisë. Por vetë kjo kompani tregohet e kujdesshme në faqen e saj zyrtare ku dallohet se Prishtina emërtohet si destinacion i Kosovës. Krejt e kundërta ndodhi me të vetmin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri, që Prishtinën e bën pjesë të Serbisë.

Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA), raporton noa.al. TIA mori përsipër menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga Qeveria Shqiptare, e cila ka qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndërtimit të tij. Si një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vitet e ardhshme.

”Më e pakta që mund të bëjnë autoritetet e këtij aeroporti, është që të zhdukin menjëherë një emërtesë të tillë që ka prekur ndjenjat e mbarë shqiptarëve që e shohin një fakt të tillë të papranueshëm”, – kërkonte NOA.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve në lajmin e emetuar sot herët në mëngjes dhe reagimi pozitiv, ishte disa orë më vonë, duke e korrigjuar gabimin.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button