AK: PD-PS pazare për Kodin Elektoral, ja 4 kushtet të hyjmë në zgjedhje

Aleanca Kuq e Zi njofton se Shqipërisë i paraqitet një rrezik i ri dhe për këtë arsye ka përgatitur 4 kushte ndaj 2 partive kryesore rreth zgjedhjeve shqiptare pasi këto të fundit po realizojnë marrëveshje për qëllimet e tyre.

Kreshnik Spahiu e bëri të ditur deklaratën nga Durrësi ku sot u zgjodhën 500 delegatë për Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet më muajin maj të këtij viti.

Loading...

Sipas Spahiut, PD e PS po lidhin një marrëveshje për mosndryshimin e kodit zgjedhor. ‘“PD-PS nuk do lejojne zhvillimin e zgjedhjeve normale, sepse po bëjnë bisedime dhe pazare të fshehta per reformen zgjedhore duke shmangur te gjitha partite e tjera. Kjo marrëveshje mban Berishën në pushtet dhe ruan stanjacionin për PD dhe PS”.

Kreu i AK bëri me dije se lëvizja e tij ka përgatitur 4 pika që do të shërbejnë si kushte për 2 liderët e partive kyresore në vend.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre
1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- të njihet vota e shqiptarëve
3- numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- hapësire mediatike”.

Më tej, kreu i AK tha se “Nëse AK nuk fiton pasi të jenë plotesuar këto kushte atëhere une tërhiqem nga politika’.

Kreshnik Spahiu theksoi gjtihashtu se nëse partite e mëdha do të vazhdojnë me të njejtën metodë, AK do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2013, por edhe mund t’i bojkotojmë ato”. (d.b/BalkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button