AKSH: Ndaloni zgjedhjet serbe në Kosovë! Do të ketë luftë të re në Ballkan

Zgjedhjet serbe në Kosovë kanë ringjallur “Armatën Kombëtare Shqiptare”. Në një deklaratë të shpërndarë përmes postës elektronike AKSH thotë se ka vendosur të riaktivizojë strukturat e saja për të mbrojtur Kosovën nga një tjetër pushtim i Serbisë.

“Drejtuesit e Armatës Kombëtare Shqiptare, AKSH në takimin e 17 marsit, kanë vendosur të riaktivizojnë të gjithë strukturat e saj ushtarake dhe të përballen me Serbinë dhe bandat e saj në Republikën e Kosovës” shkruhet në mesazh. Policia deklaron se nuk ka dijeni në lidhje me këtë ngjarje ndërsa do të nisë veprimet paraprake.

Lëvizja Armata Kombëtare Shqiptare është dënuar nga qeveria e Kosovësdhe komuniteti ndërkombëtar si shkelje e integritetit territorial dhe pavarësisë. Ushtarakë të AKSH janë parë në Kosovë që në përfundim të konfliktit në 1999 madje janë filmuar teksa patrullonin të armatosur. Grupi mori përgjegjësinë dhe për disa incidente me bomba në Kosovë që prej 1999.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button