Bugajski: Konflikti në Maqedoni mund të kulmojë me ndarje

Janusz Bugajski 

Rreziku më i madh me të cilin ballafaqohet Maqedonia nuk është çështja e pazgjidhur e emrit e as mbetja jashtë NATO-s në samitin e Çikagos, por marrëdhëniet ndëretnike në vend, vlerëson analisti amerikan Janusz Bugajski, në një tekst autorial me titull “Bomba kohore etnike në Maqedoni”.

“Mbi të gjitha Shkupi nuk guxon të lejojë tëhuajësimin e komunitetit shqiptar. Një konflikt i tillë mund të kulmojë me ndarje territoriale. Nëse programi për ‘renesansë kombëtare’, që financohet nga shteti, realizohet edhe me çmimin e integrimit në NATO dhe BE, ku Maqedonia bllokohet nga Athina, kjo mund ta delegjitimojë shtetin në mesin e shqiptarëve. Me këtë do të rriten kërkesat për federalizim, e madje edhe për ndarje. Disa përfaqësues të opozitës shqiptare tashmë kanë kërkuar “federalizim joterritorial’ dhe parlament dydhomësh, i cili do t’i përshtatej aspiratave shqiptare”, shkruan Bugajski, duke shtuar se në Maqedoni shqiptarët përbëjnë gati një të tretën e popullatës.

Ai numëron edhe shkaqet për rënien e lojalitetit të shqiptarëve ndaj Maqedonisë. “Në mesin e këtyre faktorëve bëjnë pjesë rritja e nacionalizmit sllavo-maqedonas, ndikimi i shtuar kishës ortodokse maqedonase, dobësimi i pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit, kufizimi i numri të shqiptarëve në pozita të larta në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pengesat ndaj decentralizimit të administratës dhe përdorimit të gjuhës shqipe”, vlerëson Bugajski.

Loading...

Bugajski rikujton se përpjekja për t’i treguar maqedonasit si pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonasve antikë jo vetëm që ka shtuar konfliktin me Greqinë, por ka kontribuar edhe për tëhuajësimin e komuniteteve tjera. Bugajski po ashtu potencon se liderët shqiptarë thonë se Leka i Madh nuk ka qenë as sllav e as grek, por me prejardhje ilire.

Analisti amerikan këto vlerësime i ka bërë menjëherë pas qëndrimit në fundit në Maqedoni, ku realizoi takime të shumta, në mesin e tyre edhe me liderët shqiptarë.

Në analizën e tij, Bugajski konstaton se 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, janë shtuar incidentet e dhunshme dhe është rritur pakënaqësia e shqiptarëve me kushtet politike dhe ekonomike. “Është e gjithëpranishme edhe ndjenja se Marrëveshja e Ohrit ishte një koncesion pa vlerë, e jo përmirësim i padrejtësisë afatgjatë ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button