Çamët në qeveri, Athina e shqetësuar

Ministria e Jashtme Greke u shpreh e shqetesuar lidhur me pjesemarrjen e partise se çamëve në Qeverinë Shqiptare. Lajmi behet publik prej zedhenesit Grigoris Delavekuras, gjate një komunikimi me gazetarët e akredituar pranë kësaj ministrie.

Sipas zotit Delavekuras, Athina është informuar dhe po ndjek me kujdes te veçante zhvillimet politike ne vendin tone. Zëdhënësi u shpreh se prania ne qeveri e partise, e cila ka shprehur qendrime qe shqetesojne Athinen dhe bien ndesh me rrugen europiane të Shqiperisë, e ka shtyrë Greqinë të monitorojë me vëmendje situaten.

Loading...

”Çeshtja e perberjes se Qeverise Shqiptare eshte çeshtje e brendshme dhe si e tille nuk na takon ne ta komentojme”, tha Delavekuras. “Ështe e vertete se PDIU ka shprehur qendrime qe na shqetesojne dhe bien ndesh me frymen integruese te Shqiperise. Kemi marre garanci nga kryeministri dhe nga Ministria e Jashtme në Tiranë se Shqiperia deshiron marredhenie te mira me Greqine”, shtoi ai.

”Ky është momenti në të cilin Shqipëria duhet të tregojë nese kjo eshte e vertete dhe marredheniet dypaleshe te vazhdojne me te njeten klime pozitive. Greqia, eshte e vendosur ne ndihmoje Shqiperine ne rrugen e saj europiane. Athina eshte nje aleat e Shqiperise ne kete rruge. Pa, dyshim qe ne mendojme se nje ure lidhese mjaft e mire midis dy vendeve, eshte edhe minoriteti grek ne Shqiperi, te drejtat e te cilit jane nje nder kriteret e implementimit te kesaj rruge”, mbylli deklaratën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button