Danaj: Topi të thërras liderët shqiptarë të Maqedonisë

Analisti politik, njëherësh drejtuesi i Listës së Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj ka theksuar se presidenti i shtetit shqiptar, Bamir Topi duhet të ulë në një tryezë të përbashkët liderët politik të Maqedonisë.

“Po të isha në vend të Bamir Topit, sot Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Rufi Osmani do të ishin në zyrën time në Tiranë. Do të duhet të bisedohet me ata se si të mbrohet qenia shqiptare që jeton në trojet e saj në Maqedoni. Nuk do sugjeroja, por do ju kërkoja atyre krijimin e opozitës etnike përballë shovinizmit maqedonas”, theksoi në një deklaratë për agjencinë Ina, Koço Danaj.

Loading...

Ai sugjeroi që Ali Ahmeti të tërhiqet nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, ndërsa më pas Thaçi dhe Osmani në asnjë rast të mos futen në qeverinë e ardhshme.

“Shqiptarët në këtë periudhë duhet të mbushin sheshet për të protestuar në mënyrë paqësore kundër dhunës brutale. Protestat të mbahen në New York, Washington, Bruksel, Prishtinë, Tiranë e deri në Shkup e Tetovë”, theksoi Danaj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button