Dufin për veriun, Kosova e shfryn në Luginë

Aplikimi i një varg masave diskriminuese në raport me banorët e Luginës së Preshevës, e sidomos detyrimi që ata të udhëtojnë për në Kosovë vetëm me pasaporta dhe jo me letërnjoftime, tashmë ka arritur kulmin.

Qytetarët e atjeshëm kanë akuzuar autoritetet e Prishtinës se po përdorin standarde të dyfishta dhe po shkelin marrëveshjen për lëvizjen e lirë kur bëhet fjalë për banorët e Kosovës Lindore, derisa potencojnë se qytetarët nga Serbia hyjnë në pjesën veriore të Kosovës, pa u kontrolluar fare, e madje edhe të armatosur.

Duke tërhequr këtë diagonale, shkruan sot “Zëri”, banorët e Luginës së Preshevës kanë thënë se institucionet shtetërore të Kosovës në pamundësi që të shtrijnë autoritetin e atyre në veri, po e shfryjnë gjithë dufin e tyre te banorët e Luginës së Preshevës, duke i obliguar ata që të udhëtojnë për në Kosovë me pasaporta dhe jo me letërnjoftime, siç parasheh marrëveshja për lëvizjen e lirë e arritur në Bruksel vitin e kaluar.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button